Ndjesia për të vjellë, lodhja, dhe ndryshimi i humorit/qejfit janë disa nga shenjat e hershme.

Një test i thjeshtë i shtatzënisë mund të konfirmojë nëse ju jeni shtatzënë, mirëpo disa gra mund të përjetojnë shenja më të hershme për shkak të ndërrimit të hormoneve.

Shenja të tilla përfshijnë:

  1. Ushqimet që dikur ju kanë pëlqyer nuk iu pëlqejnë më.
  2. Ndryshimi i humorit/qejfit siç janë ankthi, frika, të qarat pa arsye, ndjenjat e përziera dhe entuziazmi.
  3. Fryrja e barkut.
  4. Nevoja për të urinuar më shpesh.
  5. Lodhja.
  6. Ënjtja dhe rritja e ndjeshmërisë së gjoksit.
  7. Të përzierat (ndjesia për të vjellë).
  8. Vjellja.
  9. Vonesa e ciklit menstrual.
  10. Rritja e nevojës për të urinuar.

Sa më herët të vizitoni mjekun aq më mirë do të jetë, pasi që do të mund të kuptoni se sa javë jeni shtatzënë.

Category: Shtatzënia

Ligjërata mbi temën Shtatzënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit