Mesatarisht, nënat shtojnë 10-12kg gjatë shtatzënisë; 0.5-2kg në tremujorin e parë, rreth 5kg në tremujorin e dytë, dhe rreth 5kg në tremujorin e tretë. Është më së miri që ju të shtoni në peshë në mënyrë të ngadalshme dhe të qëndrueshme. Mos u brengosni nëse ju shtoni më shumë apo më pak sesa që ju mendoni se duhet të shtoni gjatë ndonjë jave. Ju mund të keni disa periudha kur ju do shtoni më shumë peshë brenda një kohe të shkurtër, dhe pastaj të vazhdoni me ritme normale. Edhe pse mund të ndodhë që të mos dëshironi të shtoni shumë në peshë gjatë shtatzënisë, mos u mundoni të humbni peshë gjatë kësaj periudhe.  

 

Image

 

​Shumica e grave shtatzëna kanë nevojë për vetëm 300 kalori shtesë në ditë. Ndiqni këto këshilla për të planifikuar vaktet tuaja ashtu që të jenë të shëndetshme dhe t’ju ndihmojnë të fitoni peshën e duhur gjatë kohës që jeni shtatzënë:

  1. Çdo vakt i juaji duhet të përmbajë ushqim nga të pesë kategoritë e kësaj piramide të ushqimit (shih figurën).

  2. Zgjedhni bukën dhe pastat me drithë të pa përpunuar, qumësht me nivel të ulët të yndyrës dhe mish pa dhjamë si ai i pulës, derrit dhe peshk. Çdo javë hani 225-350gr mish që përmban nivel të ulët të merkurit.

  3. Sigurohuni që pjata juaj të përmbajë sa më shumë lloje të frutave dhe perimeve. Sigurohuni që së paku gjysma e pjatës suaj të jetë e mbushur me fruta dhe perime.

  4. Planifikoni të hani katër deri në gjashtë shujta të vogla në ditë në vend të tri shujtave më të mëdha. Kjo do t’ju ndihmojë të mënjanoni urthin (thartirën në bark) dhe shqetësimet që mund të ndjeni përderisa foshnja vazhdon të rritet.

  5. Sigurohuni që të mos hani më tepër se sa një pjatë, në këtë mënyrë do të hani më pak dhe më shpesh.

  6. Pini gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë.

  7. Merrni vitaminat tuaja të shtatzënisë çdo ditë. Ky lloj i multivitaminave është i përgatitur enkas për gratë shtatzëna.

 

 

Category: Shtatzënia

Ligjërata mbi temën Shtatzënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit