Shëndeti dhe siguria në punë gjatë shtatzënisë

 

Shumica e grave që punojnë mund të vazhdojnë të punojnë gjatë shtatzënisë së tyre. Disa gra do të punojnë deri në fund të muajit të nëntë të shtatzënisë.

Mirëpo gjatë shtatzënisë nëse jeni duke punuar, mund të hasni në disa sfida. Duke qëndruar të sigurt dhe rehatshëm në vendin e punës, larg aktiviteteve të rrezikshme, ju mund të keni një shtatzëni të shëndetshme edhe pse punoni.

Si mund t’i menaxhoni shqetësimet e zakonshme të shtatzënisë në punë?

Gjatë shtatzënisë, sidomos në tremujorin e parë, ju mund ta keni të vështirë për të menaxhuar shqetësimet e zakonshme të shtatzënisë, gjersa jeni në punë. Këtu janë disa këshilla:

 

Të përziera/vjellja apo sëmundja e mëngjesit

Edhe pse ato quhen të përziera të mëngjesit, të përziera gjatë shtatzënisë mund të ndodhin në çdo kohë gjatë ditës. Ndiqni këto këshilla për të ndihmuar në lehtësimin e të përzierave të mëngjesit.

• Shmanguni prej erërave ose ushqimeve që ju bezdisin.

• Ushqehuni me biskota apo ushqime të tjera që janë të lehta dhe kanë yndyrë të ulët (për shembull: oriz, tost, dhe salcë molle).

• Provoni të hani 5-6 vakte të vogla gjatë ditës në vend të tre vakteve të mëdha.

• Pini shumë lëngje gjatë ditës.

• Pushoni mirë dhe merreni shtruar në mëngjes.

 

Lodhja

Ka mundësi që ndiheni më të lodhur se zakonisht, sidomos gjatë shtatzënisë së hershme dhe të vonë. Për të sfiduar lodhjen dhe të vazhdoni ditën mbarë:

• Pushoni shpesh; qohuni dhe ecni për disa minuta ose provoni për të marrë një sy gjumë të shkurtër për energji gjatë pushimit tuaj të drekës.

• Shkoni për të fjetur herët në mënyrë që të pushoni.

• Ushtroni kurdo që mundeni; do t’ ju ndihmojë të keni më shumë energji gjatë ditës.

• Pini shumë lëngje gjatë ditës, por lehtësojini ato para se të shkoni për të fjetur në mënyrë që mos të zgjoheni natën për të shkuar në banjë.

• Hani ushqime të shëndetshme, sidomos ushqime që janë të pasura me hekur dhe proteina.

• Relaksohuni dhe mundohuni të largoheni nga situatat stresuese.

Si mund të mbani një mjedis të sigurt pune?

Është e rëndësishme që ambienti rreth jush të jetë i sigurt për ju dhe fëmijën.

Substanca të rrezikshme

Bisedoni me mjekun tuaj, nëse ju punoni me:

• Metale (si merkuri apo plumbi)

• Produktet që përmbajnë shumë kimikate (si produkte të caktuara të pastrimit, pesticideve apo gazrave)

• Mbeturina radioaktive, rrezatimi apo substanca të tjera të rrezikshme (si drogë për të trajtuar kancerin apo fotografimet me rëntgen X)

Duke qenë në kontakt me këto lloje të gjërave pa pajisje të duhura të sigurisë (doreza, mantila dhe maska) mund të shkaktojë defekte të lindjes, abortim të paqëllimshëm apo probleme të tjera shëndetësore serioze. Përshkruani ambientin tuaj të punës mjekut tuaj dhe çdo pajisje të sigurisë që ju ose kompania juaj përdor.  Mjeku juaj pastaj mund të tregojë nëse është e sigurt për që të vazhdoni të punoni gjatë shtatzënisë.

 

Nxehtësia

Gjithashtu, bisedoni me mjekun tuaj shëndetësor nëse punoni në vende ku është shumë nxehtë. Duke punuar në vende ku është shumë nxehtë mund të rrisni temperaturën e trupit tuaj. Nëse temperatura e trupit tuaj është shumë e lartë, mund të jetë e rrezikshme për fëmijën.

 

Infeksionet

Punët ku duhet punuar me fëmijët, ose në një mjedis të kujdesit shëndetësor kanë më shumë gjasa t’ju vënë në kontakt me njerëz të tjerë që janë të sëmurë. Disa prej këtyre sëmundjeve (si lija e ujit, rubeola, gripi) mund të jetë shumë të dëmshme për ju gjatë shtatzënisë. Duhet të ndërmerrni hapa shtesë për të qenë të sigurt. Sigurohuni që t’i pastroni duart rregullisht. Nëse mendoni se ju dhe shëndeti i fëmijës tuaj mund të jetë në rrezik, bisedoni me mjekun tuaj menjëherë.

 

Punë me detyra të rënda

Disa punë mund të përfshijnë më shumë punë fizike se të tjerat. Për shembull, në qoftë se puna juaj përfshin ngritje të rëndë të peshave apo ngjitje lart, atëherë nuk mund të jetë e sigurt për ju gjatë shtatzënisë. Në fillim të shtatzënisë, vjellja, lodhja dhe marramendja mund ta bëjnë të vështirë për t’i bërë këto punë në mënyrë të sigurt. Më vonë në shtatzëni, pesha e juaj e shtuar mund të pengojë në mbajtjen e balancit dhe të shkaktoj më shumë gjasa që të bini poshtë dhe të dëmtoni veten. Bisedoni me punëdhënësin tuaj për marrjen e përgjegjësive tjera të punës gjatë shtatzënisë.

Nëse keni nevojë për të ngritur ndonjë send, ndiqni këto këshilla:

• Vendosni këmbët tuaja në distancë të njëjtë me krahët .

• Përkuluni në gjunjë, por mbani shpinën drejt.

• Përdorni krahët dhe këmbët. Ngriti me duart tuaja (jo shpinën) dhe shtyni me këmbët tuaja.

• Kur është e mundur, zvogëlojeni peshën e objektit (për shembull, ndajeni përmbajtjen e një kutie në dy ose tre kuti të vogla)

Duke qëndruar në këmbë për periudha të gjata kohore mund të shkaktoni disa shqetësime. Kjo ndodh për shkak të gjakut që mblidhet në këmbët tuaja, e cila mund të çojë në marramendje, lodhje dhe dhimbje të shpinës. Kur qëndroni në këmbë:

• Vendosni një këmbë në një vend/kuti ku mund të pushoj këmba.

• Pushoni të dyja këmbët (herë njërën, herë tjetrën) gjatë ditës.

• Vishni këpucë të rehatshme.

 

Kompjuterët dhe tavolinat

Shumica e vendeve të punës në këto ditë përfshijnë përdorimin e kompjuterit dhe të qenit ulur në tavolinë për shumicën e ditës. Disa gra që bëjnë këto punë mund të ketë shqetësime të dorës, dhimbje të qafës dhe të supeve, dhimbje të shpinës dhe lodhje të syve. Për të ndihmuar shmangien e këtyre dhimbjeve, ndiqni këto këshilla:

• Merrni pushime të shkurtra shpesh dhe të ecni rreth zyrës tuaj apo ndërtesës.

• Rregulloni karrigen tuaj, tastierën dhe pajisjet tjera të zyrës që të jenë më të rehatshme.

• Përdorni një jastëk të vogël ose jastëk për mbështetje në pjesën e poshtme të shpinës.

• Mbajini këmbët tuaja ngritur duke përdorur një mbështetëse për këmbë.

• Sigurohuni që të përdorni pozicionet e duhura për duar dhe krah për të shtypur.

• Përdorni një ekran të mbuluar me xham jo-reflektues në monitorin e kompjuterin tuaj.

• Rregulloni ndriçimin e monitorit të kompjuterit dhe përshtateni në mënyrën që është e rehatshme për sytë tuaj.

 

A është e sigurt për të udhëtuar për punë gjatë shtatzënisë?

Puna juaj mund të kërkojë udhëtim të biznesit. Edhe pse është e sigurt për shumicën e grave për të udhëtuar gjatë shtatzënisë, bisedoni me mjekun tuaj përpara se të bëni ndonjë vendim për udhëtim larg nga shtëpia. Pyetni nëse ndonjë gjendje shëndetësore që ju keni, mund të bëjë udhëtimin gjatë shtatzënisë të  pasigurt.

Gjithashtu, merrni parasysh vendin ku ju do të udhëtoni.

• Siguroni që mbani një kopje të dhënave tuaja mjekësore në rast emergjence.

• Mësoni më shumë për llojin e kujdesit mjekësor që është në dispozicion, dhe në qoftë se sigurimi juaj shëndetësor do të mbulojë kujdesin mjekësore në  destinacionin  tuaj

• Shikoni nëse ushqimi dhe uji në destinacionin tuaj janë të sigurta.

• Pyesni mjekun tuaj, nëse ka ndonjë vaksinim që do ju duhet para se të shkoni.

 

Udhëtimet ajrore

Kolegji  Amerikan për Gjinekologji dhe Obstertikë (ACOG) ju siguron grave shtatzëna që udhëtimi ajror është i sigurt për ato. Për sa kohë që shtatzënia e një gruaje është e shëndetshme dhe pa komplikime, është e sigurt për të, që të udhëtojë me aeroplan. Shumica e linjave ajrore lejojnë gratë që janë deri në javën e 36 të shtatzënisë të udhëtojnë, por është ide e mirë që paraprakisht të konsultoheni  edhe një herë me kompaninë tuaj të udhëtimit.

Nëse jeni shtatzënë dhe jeni duke planifikuar udhëtime ajrore, ndiqni këto këshilla:

• Vishni veshje të rehatshme dhe të lirshme. Do të ishte ide e mirë të vishni çorapë për shtatzëna.

• Nëse nuk ka turbulence dhe është sigurt për të lëvizur në kabinën e avionit, bëni një shëtitje lart dhe poshtë çdo disa orë. Kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit tuaj të gjakut dhe për të shmangur rrezikun e koagulimit të gjakut

• Pini shumë ujë, por duhet t’i shmangeni pijeve dhe ushqimeve që mund t’ju shkaktojnë gazra. Gazi në barkun tuaj zgjerohet në lartësi të larta, duke ju shkaktuar parehati dhe shqetësime.

• Gjithmonë mbani rripin e sigurimit kur jeni ulur për të shmangur dëmtimet në rast të trazirave.

Kur bëni plane për udhëtime ajrore, provoni të merrni një vend në anën afër korridorit në mënyrë që mos të kaloni mbi pasagjerët e tjerë për të shkuar në banjë. Gjithashtu, provoni për t’u ulur në pjesën e përparme të avionit, ku gjatë udhëtimit ndjeheni më qetë dhe më mirë.

• Nëse jeni duke përjetuar të përziera gjatë shtatzënisë, mund të merrni një ilaç për anti-përzierje para se të hipni në aeroplan. Bisedoni me ofruesin tuaj shëndetësor për medikament që është sigurt të përdoret gjatë shtatzënisë.

• Nëse keni shqetësime të rënda, duhet t’i njoftoni stjuardesën e fluturimit dhe të kontaktoni me mjekun tuaj menjëherë.

Udhëtimet me makinë

Nëse jeni shtatzënë dhe do të udhëtoni me makinë, ndiqni këto këshilla:

• Sigurohuni që keni vënë rripin e sigurimit si duhet.

• Udhëtimet me makinë mund të jenë të mundimshme për të gjithë. Mundohuni për të kufizuar vozitjen për jo më shumë se 5-6 orë në ditë.

Asnjëherë nuk duhet të fiken qeset e ajrit(airbag) në qoftë se automjeti juaj i ka ato. Në vend të kësaj, modifikoni ulësen e makinës tuaj dhe lëvizni sa më larg nga instrumente e makinës(instrumentabllat) ose timoni.

• Nëse ju jeni në një aksident, merrni trajtim menjëherë për të mbrojtur veten dhe fëmijën tuaj.

• Telefononi mjekut tuaj menjëherë në qoftë se keni kontraksione, dhimbje në bark, gjak ose sekrete që dalin nga vagina.

 

Source: www.marchofdimes.org

Category: Shtatzënia

Ligjërata mbi temën Shtatzënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit