Si po ndryshon trupi im dhe si po ndryshon foshnja ime?

Image
Image
Image

 

A duhet t’i numëroj shkelmimet e foshnjës time?

Po, duke filluar nga java e 28-të, shfrytëzoni mundësinë që çdo ditë të numëroni shkelmimet e foshnjës suaj që të siguroheni se ajo po lëviz mjaftueshëm. Këtu keni një udhëzues hap pas hapi:

  1. Numëroni shkelmimet çdo ditë, mundësisht në periudhën e njëjtë të ditës. Zgjedhni kohën duke u bazuar në periudhën kur foshnja juaj është zakonisht aktive, si p.sh. pas një ushqimi të lehtë apo pas një vakti.
  2. Së pari sigurohuni që foshnja është e zgjuar; ecja, shtypja e lehtë e stomakut apo konsumimi i një pijeje të ftohtë janë metoda mjaft të suksesshme për të zgjuar foshnjën.
  3. Që të filloni, uluni me këmbët lartë apo shtrihuni në njërën anë. Numëroni secilën nga lëvizjet e foshnjës tuaj si një shkelmim, dhe numëroni deri sa të bëhen 10 shkelmime.
  4. Në të shumtën e rasteve kjo zgjat më pak se një gjysmë ore, por nganjëherë mund të zgjasë deri në dy orë.

Burimi: www.countthekicks.org

Çfarë duhet të keni gati për foshnjën?

Këtu i keni disa gjëra thelbësore që ju do të doni t’i keni gati para se fëmija të lindë:

  1. Veshja – 6-8 komplete për foshnje, 6-8 jelekë dhe bluza me mëngë të shkurtra, 2-4 kapele, 1 palë rroba komplete (shpioza) ose një xhaketë dhe 4-6 batanije mbështjellëse.
  2. Pelena – planifikoni të përdorni rreth 70 pelena në javë.
  3. Gjumi – një dyshek apo krevat fëmijësh që është i rehatshëm dhe i përshtatshëm.
  4. Ushqimi – nuk duhet të bëni gati asgjë nëse foshnjën e ushqeni me gji. Por nëse përdorni formulë ju do të keni nevojë për grykëse, shishe, thithëse, dhe furçë për pastrimin e shishës. Gjithashtu, duhet të caktoni mënyrën se si e sterilizoni shishën — kjo është shumë e rëndësishme.
  5. Larja – vaskë me mbështetëse për larjen e foshnjës, sfungjerë të butë për larje, peshqirë, dhe sapun të butë për foshnje.
  6. Lëvizja – ulëse të makinës nëse udhëtoni me makinë. Jeleku kangur për bartjen e foshnjës apo karroca e fëmijëve nuk janë të domosdoshme por mund t’ju ndihmojnë shumë.  

Cilat janë shenjat e rrejshme të lindjes?

Po ashtu të quajtura si shtrëngimet (kontraksionet) Braxton Hicks, këto shtrëngime të barkut paraqesin një ngushtim pa dhimbje në abdomenin tuaj tu poshtëm. Ka gra që këto shtrëngime nuk i ndjejnë fare, përderisa disa tjera fillojnë t’i ndjejnë ato në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë, por zakonisht ato bëhen më të forta gjatë muajit të fundit të shtatzënisë. Ato nuk nënkuptojnë se ju jeni gati për lindje; kjo është vetëm një mënyrë e trupit për t’u përgatitur për lindje. Këtu i keni disa shenja që e dallojnë procesin e vërtetë të lindjes nga procesi i rrejshëm.

Dhimbjet e vërteta të lindjes

Dhimbjet e rrejshme të lindjes

Shtrëngimet e barkut (kontraksionet) janë të rregullta dhe vijnë në intervale gjithmonë e më të shkurtra dhe bëhen më të gjata dhe më të forta.

Intervalet e këtyre shtrëngimeve janë të çrregullta dhe nuk bëhen më të shpeshta apo më të forta.

Shpërthimi i ujërave që rezulton në rrjedhje apo shpërthim të lëngjeve. Shtrëngimet e barkut (kontraksionet) mund të fillojnë para apo pas shpërthimit të ujërave.

Shtrëngimet e barkut (kontraksionet) ndalën gjatë pushimit, kur nëna ndalon aktivitetet e saja, gjatë ecjës apo ndërrimit të pozitave.

Depërtimi në shtresën e mukozës. Dhimbjet e lindjës mund të mos ju vijnë edhe disa ditë, por ato janë afër.

Dhimbja e shtrëngimeve të barkut nuk është e njëjtë (në një moment janë më të forta dhe në një moment tjetër zvogëlohen dukshëm)

Dhimbje e vazhdueshme në pjesën e poshtme të shpinës, veçanërisht nëse janë të përcjella më një ndjenjë të ngërçeve të ngjashme me ato që përjetohen para ciklit menstrual.

Dhimbja është e përqendruar vetëm në pjesën e përparme.

Cilat janë disa nga shenjat e rrezikshme?

Nëse e vëreni se keni ndonjë nga këto shenja, të cekura më poshtë, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj ose shkoni në spital, sepse ato mund të jenë shenja paralajmëruese se diçka është duke rrezikuar shëndetin tuaj apo të fetusit (foshnjës suaj në bark):

  • Dhimbje të mëdha dhe/apo të vazhdueshme të barkut.
  • Gjakderdhje vaginale, sidomos nëse është e kuqe e çelët.
  • Vjellje të shumta dhe të pakontrolluara që shkaktojnë dehidrim.
  • Kokë-dhembje, marramendje ose shikim të dyfishtë ose të turbullt për 2-3 orë.
  • Të ftohtë dhe/ose temperaturë të lartë (38°C ose më tepër).
  • Ënjtje të menjëhershme në fytyrë, duar dhe këmbë ose keni shtuar peshë që nuk mund ta shpjegoni.
  • Lëvizje të rrallë ose mungesë të lëvizjes së foshnjës tuaj pas muajit të gjashtë.  

Testet gjatë shtatzënisë

Ju duhet të vizitoni mjekun tuaj të paktën dy herë gjatë tremujorit të dytë. Edhe nëse nuk ju kërkohet, tregoni mjekut për të gjitha simptomat tuaja edhe nëse ato ju duken normale, siç është lodhja apo dhimbjet. Mos lejoni që mjeku të shpejtojë me ekzaminimin tuaj ose të ju bëjë që të mendoni që ata janë shumë të zënë. Është e vërtetë që ata mund të jenë njëmend të zënë, por prapëseprapë, shtatzënia juaj për ju është gjëja më e rëndësishme në botë.

Në vijim do të shihni se çfarë mund të prisni në një vizitë te mjeku gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë:

31 -34 javë

  • Vizita te mjeku me pyetje për problemet dhe shqetësimet që i keni pasur që nga vizita e fundit, si jeni ndjerë p.sh. shtrëngime të mundshme të barkut (kontraksione), kokë-dhembje apo nëse keni pasur ënjtje. Mjeku do të dëgjojë rrahjet e zemrës së foshnjës dhe të masë barkun tuaj për të caktuar madhësinë dhe pozitën e foshnjës (një ultrazë mund t’i ofrojë këto të dhëna, përpos kontrolleve tjera të fetusit). Mjeku/mamia do të masë peshën dhe tensionin e gjakut.
  • Testet/ekzaminimet e mundshme mund të përfshijnë kontrollin e legenit nëse mjeku është i shqetësuar p.sh. për lindje të parakohshme ose për pozitën e foshnjës. Nëse është e nevojshme do të bëhen edhe teste të urinës.
  • Këshilla nga mjeku për t’u kujdesur për shëndetin juaj, shenjat e rrezikshme, ndryshimet që duhet t’i prisni deri në vizitën e ardhshme dhe përcjellja e lëvizjeve ditore të foshnjës

36-38 javë:

  • Vizita te mjeku me pyetje për problemet dhe shqetësimet që i keni pasur që nga vizita e fundit, si jeni ndjerë dhe si po lëviz foshnja. Mjeku do të dëgjojë rrahjet e zemrës së foshnjës dhe të masë barkun tuaj për të caktuar madhësinë dhe pozitën e foshnjës (një ultrazë mund t’i ofrojë këto të dhëna, përpos kontrolleve tjera të fetusit). Mamia do të masë peshën dhe tensionin e gjakut.
  • Këshilla nga mjeku për t’u kujdesur për shëndetin tuaj, shenjat e rrezikshme, shenjat që duhet t’i prisni për lindje (si dhe kur duhet të lajmëroni mjekun ose kur duhet të shkoni në spital), ndryshimet që duhet t’i prisni deri në vizitën e ardhshme dhe përcjellja e lëvizjeve ditore të foshnjës.
  • Teste laboratorike për të kontrolluar urinën (nivelin e proteinës) dhe marrja e mostrës vagjinale (testi për StrepB).

40-41 javë:

  • Vizita te mjeku me pyetje për problemet dhe shqetësimet që i keni pasur që nga vizita e fundit, si jeni ndjerë dhe si po lëviz foshnja. Mjeku do të dëgjojë rrahjet e zemrës së foshnjës.
  • Kontrolli i legenit që të kontrollohet nëse ka pasur zbutje apo zgjerim të legenit tuaj.
  • Këshilla nga mjeku se kur dhe si të induktoni procesin e lindjes suaj.
* Numri i vizitave që ju duhet të bëni do të varet nga historia juaj mjekësore dhe nëse ka pasur komplikime që kërkojnë kontrolle dhe hapa të mëtutjeshëm. OBSH rekomandon që të bëhen së paku katër vizita gjatë shtatzënisë mes javëve 16, 24-28, 32, 36 të shtatzënisë për të evituar komplikimet e mundshme. Sidoqoftë, në shumë vende, gratë vizitojnë mjekun një herë në muaj, dhe një herë në javë gjatë muajit të fundit të shtatzënisë.
^Testi i gjakut së bashku me ultrazërin njihen si ekzaminim i kombinuar i tremujorit të parë, i cili ofron një vlerësim të rrezikut të fetusit që mund të ketë sindromin Down, si dhe probleme të tjera kromozomale dhe defekte në lindje. Këto teste nuk janë të detyrueshme; mund të vendosni që mos t’i bëni këto teste. Këto teste nuk janë definitive por mund të ofrojnë shenja që tregojnë se fetusi mund të ketë defekt gjenetik. Ka dy teste diagnostike që ofrojnë një rezultat të caktuar: 1) Marrja e mostrave për testin Chorionic villus (një test i bërë në shtatzëninë e hershme nëpërmjet të cilit mund të zbulohen anomalitë kongjenitale në fetus), që bëhet në javët 11-12; ose 2) Amniocenteza (ekzaminim për të shikuar nëse ka anomali në zhvillim të fetusit), që bëhet në javët 16-20. Këto teste janë invazive (futja e një tubi, kateteri, për të marrë një vështrim nga afër) dhe zakonisht kanë një rrezik të vogël të dështimit të shtatzënisë, kështu që ato zakonisht bëhen vetëm kur gruaja shtatzënë mund të ketë rrezik më të lartë të problemeve gjenetike apo kromozomale. Mjeku juaj do t’ju këshillojë nëse një test invaziv është i nevojshëm, por prapëseprapë ky test nuk është i detyrueshëm dhe vendimi për të bërë apo jo një test të tillë është plotësisht i juaji.
 

 

Category: Tremujori i tretë

Ligjërata mbi temën Shtatzënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit