Shëndeti oral paraqet shëndetin e gojës dhe dhëmbëve.

Kjo është një pjesë mjaft e rëndësishme e shëndetit tuaj të përgjithshëm.

Disa studime tregojnë një lidhje në mes periodontitis, lindjes së parakohshme (lindja para javës së 37 të shtatzënisë) si dhe fëmijëve me nënpeshë.

Në mënyrë që të jeni të shëndetshëm duhet që fillimisht gjatë shtatzënisë të kujdeseni mirë për mishrat e dhëmbëve dhe dhëmbët.


Si mund të ndikoj shtatzënia në shëndetin tuaj oral?

Ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj gjatë shtatzënisë mund të kenë ndikim në mishrat dhe dhëmbët tuaj.

Gjatë shtatzënisë, ju keni qarkullim më të madh të gjakut nëpër trupin tuaj, më shumë acid në gojë dhe rritje të nivelit të hormoneve. Këto ndryshime mund të paraqesin më shumë probleme dentale gjatë shtatzënisë se sa para kësaj periudhe.

Këto probleme përfshijnë:


• Gingivitis. Gjendje kur keni mishrat  të skuqur, të ënjtur ose lënduar.

Shpesh mund të ndodhë që mishrat e dhëmbëve t’ju rrjedhin gjak kur ju i pastroni dhëmbët.

Nivelet e larta te hormoneve të progresteronit i bëjnë më të ndjeshëm mishrat e dhëmbëve  ndaj pllakës bakteriale të akumuluar. Pa trajtim, gingivitis  mund të bëhet një sëmundje e rëndë e quajtur periodontitis.

• Rënia e dhëmbëve. Nivelet e larta të hormoneve progesteron dhe estrogjen gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në indet dhe kockat që mbajnë dhëmbët tuaj. Kjo mund të shkaktoj rënien e dhëmbëve.

• Periodontitis. Kjo është një sëmundje serioze. Kjo ndodh kur ka ënjtje dhe infeksion në mishrat dhe kockat që mbajnë dhëmbët. Kjo edhe është arsyeja e cila mund të shkaktoj rënien e dhëmbëve.   
• Tumoret e Shtatzënisë. Këto tumore nuk janë kancer. Ato janë gunga që formohen në mishrat e fryrë/ënjtur, zakonisht në mes të dhëmbëve. Kjo mund të shkaktojë gjakderdhje. Tumoret mund të shkaktohet nga një sasi më e madhe e  pllakës (bakteret ngjitëse që formohen në dhëmbë). Tumoret e shtatzënisë largohen vetvetiu. Por në disa raste duhet të eliminohen pas lindjes në mënyrë kirurgjike(me operacion).

• Prishja e dhëmbëve. Kjo është kur aciditeti në gojën tuaj  prishë  smaltin e  dhëmbëve. Smalt është e shtresa e fortë, e jashtme e një dhëmbi. Sepse ju gjatë shtatzënisë keni më shumë acid në gojë se zakonisht, prandaj edhe mundësia për prishje të dhëmbëve është më e madhe. Nëse keni ndjenjën e të kthyerit në mëngjes dhe vjellni shpesh, kjo bënë që të rritet sasia e aciditetit në gojën tuaj.


Cilat janë shenjat dhe simptomat e problemeve të shëndetit të dhëmbëve gjatë shtatzënisë?

Shenjat dhe simptomat përfshijnë:
• Frymëmarrja e keqe
• Mishrat kur preken janë të dhimbshëm, apo mishrat që rrjedhin gjak kur ju i pastroni dhëmbët tuaj
• Rënia e dhëmbëve
• “Plagët e gojës”, gunga apo rritje të tjera
• Skuqja e mishrave të dhëmbëve(të kuqe-vjollcë)
• Mishrat  e lënduar apo fryrë
• Dhimbje dhëmbi apo dhimbje të tjera

Telefononi dentistin tuaj nëse keni ndonjë nga këto shenja ose simptoma.

Si diagnostikohen problemet shëndetësore dentale gjatë shtatzënisë?

Bëni kontrolle të rregullta të dhëmbëve para dhe gjatë shtatzënisë. Nëse ju nuk keni qenë tek dentisti kohët e fundit, atëherë bëni një vizitë para ose me fillimin e shtatzënisë. Nëse ju nuk jeni shtatzënë ende, tregoni dentistit tuaj se jeni duke planifikuar për shtatzëni.

Pastrimi i rregullt i dhëmbëve mund të parandaloj prishjen e dhëmbëve. Nëse keni ndonjë problem, dentisti juaj mund të rekomandojë trajtim gjatë shtatzënisë ose pas lindjes.

Si trajtohen problemet shëndetësore dentale gjatë shtatzënisë?

Lloji i trajtimit dentar që ju e merrni varet nga problemi që ju keni.

Ju mund të keni nevojë vetëm për pastrim të vërtetë të dhëmbëve. Dentisti juaj mund t’ju trajtoj në mënyrë të sigurt për shumë probleme gjatë shtatzënisë. Por ai mund t’ju thotë se është më mirë të prisni deri pas lindjes për disa trajtime.

Dentisti juaj mund të shmang trajtimin e disa problemeve në tremujorin e parë të shtatzënisë, sepse kjo është një kohë e rëndësishme në rritjen dhe zhvillimin e frytit/foshnjës tuaj. Dentisti juaj mund të sugjerojë shtyrjen e disa trajtimeve dentare gjatë shtatzënisë në qoftë se ju keni pasur një abort në të kaluarën, ose në qoftë se ju jeni në rrezik më të lartë të abortit se sa gratë e tjera.

Si mund të ndihmoni në parandalimin e problemeve shëndetësore dentare?

Ja se si ju mund të ndihmoni për të mbajtur dhëmbët dhe mishrat e shëndetshme:
• Pastroni dhëmbët tuaj me pastë fluori dhe pastroni dhëmbët me pejë çdo ditë.

Përdor një furçë të butë dy herë në ditë.

Pastroj dhëmbët me pejë të paktën një herë në ditë.

Pastrimi i rregullt me brushë dhe pejë mund të largon pllakat bakteriale dhe kështu parandalon periodontitin dhe prishjen e dhëmbëve.

 • Nëse ndjenja e të kthyerit në mëngjes ju bën të ndjeheni keq dhe të vjellni atëherë shpëlarje gojën me ujë ose bëni gargarë për të larguar acidet.

• Vizitoni dentistin tuaj për një kontroll të rregullt të dhëmbëve çdo 6 muaj, madje edhe gjatë shtatzënisë.

Hani ushqime të shëndetshme.

Ushqimi ndihmon në rritje të shëndetshme  për fëmiun tuaj duke ju ofruar vlera të rëndësishme ushqyese.

Dhëmbët e fëmijës tuaj fillojnë zhvillimin midis 3 dhe 6 muajve të shtatzënisë. Ushqimi si kalcium, proteina dhe vitamina A, C dhe D, ndihmojnë dhëmbët e fëmijës tuaj të rriten të shëndetshëm.
• Redukto sheqernat. Duke përdorur ushqime të ëmbla apo pije me sasi më të madhe të sheqernave atëherë mund të çojë në prishjen e dhëmbëve.

Në vend të ëmbëlsirave, pini ujë dhe përdorni ushqime të shëndetshme si fruta, perime dhe produktet e qumështit.

Burimi:

www.marchofdimes.com

Category: Shtatzënia

Ligjërata mbi temën Shtatzënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit