Shumë gra punojnë gjatë shtatzënisë, disa prej të cilave deri në ditën e fundit të lindjes. Këtu janë disa gjëra që ju mund t’i bëni për ta ndihmuar veten tuaj me krijimin e kushteve më të mira të punës, gjatë periudhës së shtatzënisë.

Kur është koha më e mirë për t’i  treguar punëdhënësit tuaj se jeni shtatzënë?

Ju jeni ajo që do të vendosni se kur duhet ta kuptojnë të tjerët se ju jeni shtatzënë. Disa gra presin deri pas tremujorit të parë, kur rreziku i abortit është më i ulët, ndërsa një pjesë tjetër nuk mund të presin për ta ndarë lajmin me të tjerët.

Çfarëdo që ju zgjidhni, këtu mund të gjeni disa ide që mund t’ju ndihmojnë në raport me punëdhënësin tuaj.

• Sigurohuni që punëdhënësi juaj, ta kuptoj lajmin e shtatzënisë tuaj, nga ju dhe jo nga të tjerët.

Është më mirë që punëdhënësi juaj të jetë i informuar për shëndetin/gjendjen e secilit punëtor.

 

• Njoftoni me kohë për periudhën e pushimit dhe kujdesit të nevojshëm të para lindjes. Është më se e  rëndësishme që t’i bëni të gjitha vizitat e nevojshme tek mjeku juaj për t'u siguruar që ju dhe fryti juaj jeni të shëndetshëm gjatë nëntë muajve të shtatzënisë. Provoni të mos humbisni punë për vizita mjekësore.

Nëse ju punoni me kimikate të forta ose bartjen e gjësendeve me peshë të rëndë,  atëherë ju duhet të kërkoni nga punëdhënësi juaj për ndryshimin e përgjegjësive tuaja të punës gjatë periudhës së shtatzënisë. Është e rëndësishme të qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt në punë, sidomos gjatë shtatzënisë.

 

Pushimi i lindjes është koha që ju merrni pushim nga puna kur keni një fëmijë. Kur mendoni për pushim të lindjes, pyesni veten këto pyetje:

1. Kur planifikoni për të filluar pushimin tuaj? A mendoni se do të punoni deri në datën e lindjes? Ose a do t’a ndalni punën disa ditë apo javë para lindjes së fëmijës tuaj?

2. Sa kohë keni ndërmend të qëndroni në shtëpi me fëmijën tuaj pas lindjes? A ju duhet të ktheheni në punë menjëherë? Sa kohë mund të përballoni për të qëndruar në shtëpi pa punuar?

Ju mund të keni ide se si doni që pushimi  juaj i lindjes të jetë, por nevojat tuaja mund të ndryshojnë gjatë shtatzënisë. Shtatzënia, dhe procesi i lindjes shkon pa probleme për shumicën e grave. Por ju mund të keni nevojë për të ndryshuar kohën e pushimit nëse keni komplikime të shtatzënisë apo nëse gjërat nuk shkojnë siç janë planifikuar.

Sipas Aktit të Familjes dhe Pushimit Mjekësor (i quajtur edhe FMLA), punonjësit mund të marrin pushim pa pagesë për çështje familjare dhe të shtatzëninë që kanë të bëjnë me shëndetin. Ju mund të merrni deri në 12 javë pushim pa pagesë në vit. Mund të mbani sigurimin tuaj shëndetësor gjatë pushimit nëse ju:

• Punoni në një vend ku punëdhënësi juaj ka 50 ose më shumë punëtor brenda 120 kilometrave

• Keni punuar për punëdhënësin tuaj të paktën 12 muaj

• Keni punuar të paktën 1,250 orë pune gjatë 12 muajve të fundit

Përveç pushimit FMLA, punëdhënësi juaj mund të ketë politikat e veta të pushimit të lindjes. Bisedoni me shefin tuaj ose ndonjë nga burimet njerëzore (e quajtur edhe HR). Kjo është një ide e mrekullueshme për të bërë para se të jeni shtatzënë, nëse mundeni. Pyetni këto pyetje:

• A ofron punëdhënësi juaj pushim të paguar të lindjes? Disa punëdhënës ofrojnë pushim të lindjes të paguar për foshnjën tuaj. Bisedoni me dikë nga HR për të shikuar keni pushim të paguar të lindjes.

• A vazhdon sigurimi juaj shëndetësor gjersa ju jeni në pushim të lindjes? Sigurimi shëndetësor ju ndihmon të paguani kujdesin mjekësor. Nëse ju merrni sigurimit tuaj shëndetësor nëpërmjet punëdhënësit tuaj, personi juaj HR mund të ju tregojë se çka mbulon plani juaj i sigurimit. Ju mund të keni nevojë për të ndryshuar planin tuaj shëndetësor pasi fëmija juaj është i lindur për të siguruar që ai është i mbuluar nga sigurimi gjithashtu.

• A ofron punëdhënësi juaj kohë fleksibile ose punë prej shtëpisë për kohën kur jeni gati të shkoni përsëri në punë? Për shembull, a mund të punoni më pak orë çdo javë ose të punoni nga shtëpia në fillim? Dhe pastaj të rrisni orët tuaja ose kohën në zyrë pak nga pak brenda disa javëve?

• A ka programe apo shërbime të tjera që punëdhënësi juaj ofron për nënat e reja? Nëse jeni duke ushqyer me gji, shikoni nëse punëdhënësi juaj ka një dhomë për të dhënë gji. Kjo është një hapësirë ​​private (jo një tualet) që ju mund të përdorni për të ushqyer me gji. Punëdhënësit me më shumë se 50 punëtor duhet të sigurojnë këtë hapësirë ​​për të nënat në gji. Gjithashtu, shikoni nëse punëdhënësi juaj ka një program për ndihmë të punëtorëve (e quajtur edhe EAP). Një EAP mund të ndihmojë të ju lidhë me profesionistë si këshilltar, ofrues për kujdes të fëmijëve dhe këshilltar të gjidhënies. Një këshilltar i laktacionit është një person me trajnim të veçantë për të ndihmuar gratë në gji, madje edhe gratë që mund të kenë probleme të posaçme në gji.

Bisedoni me shefin tuaj rreth pushimit të lindjes para datës së lindjes. Flisni për mënyra të menaxhimit të përgjegjësive të punës gjersa jeni në pushim të lindjes. Nëse keni projekte të ardhshme, mendoni se sa ju mund të përfundoni para lindjes së fëmijës tuaj. Ju mund të krijoni një listë të gjërave për të bërë ose një grup të udhëzimeve në mënyrë që obligimet tuaja të punës të jenë të menaxhuara gjersa ju nuk jeni aty.

Akti i Diskriminimit për Shtatzëni thotë se punëdhënësit nuk mund të diskriminojë në bazë të shtatzënisë, lindjes apo gjendjeve tjera të ngjashme shëndetësore. Pra, nëse ju jeni shtatzënë ose jeni të ndikuar nga gjendje shëndetësore që ndërlidhen me shtatzëni, punëdhënësi juaj duhet të ju trajtoj ashtu si çdo punëtor tjetër me gjendje të ngjashme.

Source: www.marchofdimes.org

Category: Shtatzënia

Ligjërata mbi temën Shtatzënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit