Gjatë periudhës së shtatzënisë, përveç ndryshimeve që pasojnë në familje, të njëjtën kohë  vijnë ndryshimet edhe në trupin e gruas shtatzënë, duke përjetuar emocione të ndryshme në të njëjtën kohë. Shpesh herë ndodhë që ndryshimet emocionale të rrisin nivelin e stresit përgjatë kësaj periudhe.

 

Shtatzënia është një kohë e shumë ndryshimeve. Trupi, emocionet tuaja dhe jeta e familjes suaj është duke ndryshuar. Ju mund të mirëprisni këto ndryshime, por ato mund të shtojnë strese të reja në jetën tuaj.

 

Stresi është gjë e zakonshme gjatë shtatzënisë. Por, stresi i tepruar mund t’ju bëjë të mos ndiheni rehat. Stresi mund të shkaktojë probleme të gjumit, kokë dhimbje, humbje ose ndryshim të oreksit .

 

Nivelet e larta të stresit që vazhdojnë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme shëndetësore, si tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundje të zemrës. Kur ju jeni shtatzënë, ky lloj stresi mund të rrisë shanset e të pasurit një lindje të parakohshme (lindje para javës së 37-të të shtatzënisë) ose një fëmijë të lindur nën-peshë (peshon më pak se 2.5 kilogram). Foshnjat e lindura para kohe ose me peshë shumë të vogël mund të kenë probleme shëndetësore.

 

 

Çfarë shkakton stresi gjatë shtatzënisë?

 

Shkaqet e stresit janë të ndryshme për çdo grua, por këtu janë disa shkaqe të përbashkëta gjatë shtatzënisë:

 

• Ju mund të përjetoni shqetësimet e shtatzënisë, si të vjellja, kapsllëk, lodhje apo dhimbje shpine.

• Ndryshimet hormonale,  mund të shkaktojë ndryshim në disponimin tuaj. Ndërrimi i disponimeve mund ta bëjë më të vështirë menaxhimin e stresit.

• Ju mund të jeni të shqetësuar për pritshmërinë tuaj gjatë procesit të lindjes apo se si do të kujdeseni për fëmijën tuaj.

• Nëse punoni, ju mund të keni nevojë për të menaxhuar përgjegjësitë e punës dhe të përgatisni punëdhënësin tuaj për pushimin e paslindjes.

• Jeta është e ngarkuar dhe nganjëherë merr kahje të papritura. Kjo nuk do të ndryshoj aspak vetëm për faktin se jeni shtatzënë.

 

Çfarë lloje të stresit mund të shkaktojnë probleme të shtatzënisë?

Stresi i përditshëm gjatë shtatzënisë, siç janë afatet e detyrave të punës dhe pritja në trafik, nuk shkaktojnë probleme të shtatzënisë.

 

Megjithatë, lloje të rënda të stresit gjatë shtatzënisë mund të rrisin shanset tuaja për probleme të caktuara, si lindja e parakohshme. Shumica e grave që kanë stres konstant gjatë shtatzënisë mund të lindin foshnja të shëndetshme. Por jeni të kujdesshëm në qoftë se ju përjetoni lloje të rënda të stresit, si:

Ngjarje negative të jetës. Këto janë gjëra të tilla si divorci, sëmundje serioze ose vdekje në familje, apo humbja e punës ose shtëpisë.

• Ngjarje e katastrofave. Këto janë gjëra të tilla si tërmetet, uraganet dhe sulmet terroriste.

Stresi afatgjatë. Ky lloj i stresit mund të shkaktohet nga probleme financiare, duke u keqtrajtuar, duke pasur probleme të rënda shëndetësore, ose të qenit në depresion. Depresioni është një gjendje mjekësore, ku ndjenjat e forta të trishtimit zgjasin për periudha të gjata kohore dhe parandalojnë një person për të pasur një jetë normale.

Shtatzënitë e lidhura me stresin. Disa gra mund të ndjejnë shumë stres në lidhje me shtatzëninë. Ato mund të jenë të brengosura për abort, shëndetin e fëmijës së tyre, ose për mënyrën se si ata do të përballen me fazat e lindjes ose të qenit prind. Nëse ju mendoni në këtë mënyrë, bisedoni me ofruesin e kujdesit tuaj shëndetësor.

 

A ndikon çrregullimi i stresit post-traumatik në shtatzëni?

Çrregullimi i stresit  post-traumatik (PTSD) paraqitet kur ju keni probleme pasi që shihni apo përjetoni një ngjarje të tmerrshme, të tilla si përdhunimi, abuzimi, një fatkeqësi natyrore, një sulm terrorist ose vdekja e një njeriu të afërt.

Njerëzit me Çrregullimin e Stresit  Post-traumatik( PTSD) mund të kenë:

• Ankthe të rënda

• Parafytyrime të ngjarjes

• Ëndrra të këqija

• Reagime fizike (si rrahje të shpejta të zemrës ose djersitje) kur kujtohet ngjarja.

8 në 100 femra (8 %) mund të kenë PTSD gjatë shtatzënisë. Gratë që kanë PTSD mund të kenë më shumë gjasa se sa femrat pa PTSD për të pasur një lindje të parakohshme apo lindje me foshnje nën peshë. Ato gjithashtu kanë më shumë gjasa se sa gratë e tjera për të pasur sjellje të rrezikshme shëndetësore, të tilla si pirja e duhanit, pirja e alkoolit ose konsumimi i drogës. Këto veprime mund të rrisin shanset e të pasurit probleme gjatë shtatzënisë. Nëse mendoni se mund të keni PTSD, bisedoni me ofruesin tuaj shëndetësor ose një profesionist të shëndetit mendor.

 

Si shkakton stresi probleme të shtatzënisë?

Ne nuk i kuptojmë plotësisht efektet e stresit në shtatzëni. Por hormonet që lidhen me stres mund të luajnë rol në shkaktimin e komplikimeve të caktuara gjatë shtatzënisë. Strese serioze ose afatgjate mund të ndikojnë në sistemin tuaj të imunitetit, e cila ju mbron nga infeksionet. Kjo mund të rrisë shanset e shkaktimit të një infeksioni të mitrës. Ky lloj i infeksionit mund të shkaktojë lindje të parakohshme.

 

Stresi mund të ndikojë në mënyrën se si ju reagoni në situata të caktuara. Disa gra menaxhojnë stresin duke konsumuar duhanin, alkoolin ose drogën, e cila mund të shkaktojë probleme gjatë shtatzënisë.

 

Nivelet e larta të stresit në shtatzëni , a mund të dëmtojnë fëmijën tuaj më vonë në jetë?

Disa studime tregojnë se nivelet e larta të stresit në shtatzëni mund të shkaktojnë probleme të caktuara gjatë fëmijërisë së bebes tuaj, si për shembull, probleme për të kushtuar vëmendje ose të qenit të frikësuar. Është e mundur që stresi mund të ndikojë edhe në zhvillimin e trurit të fëmijës tuaj ose në sistemin imunitar.

 

Si mund të zvogëloni stresin gjatë shtatzënisë?

Këtu janë disa mënyra për të reduktuar stresin:

• Kuptoni se çfarë është duke ju bërë të stresuar dhe bisedoni me partnerin tuaj, një mik apo ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor në lidhje me të.

•Mos harroni, shqetësimet e shtatzënisë janë vetëm të përkohshme. Pyesni ofruesin tuaj se t’i trajtoni këto shqetësime.

• Qëndroni në një peshë dhe mendje të shëndetshme. Hani ushqime të shëndetshme, bëni gjumë të mjaftueshëm dhe ushtrime (me pëlqimin e mjekut tuaj). Ushtrimi mund të ndihmojë në uljen e stresit si dhe ndihmon në parandalimin e shqetësime të zakonshme të shtatzënisë.

• Ndaloni aktivitetet që ju nuk duhet t’i bëni.

• Duhet të keni një grup mbështetës të mirë, duke përfshirë partnerin, familjen dhe miqtë tuaj. Pyesni ofruesin tuaj shëndetësor rreth burimeve në komunitet që mund të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë.

• Kërkoni ndihmë nga njerëzit që besoni. Prano ndihmë kur ata ofrojnë. Për shembull, ju mund të keni nevojë për ndihmë rreth pastrimit të shtëpisë, ose mund të dëshironi që dikush të shkojë me ju në vizitat tuaja të paralindjes.

• Provoni aktivitete të relaksimit, si yoga e paralindjes ose meditimi.

• Merrni pjesë në klasat për nëna ( ku mësoni edhe për përgatitjen psikofizike për lindje) në mënyrë që të dini se çfarë të prisni gjatë shtatzënisë dhe kur fëmija juaj lind. Praktikoni teknikat e frymëmarrjes dhe relaksimit që mësoni në klasën tuaj për nëna.

• Nëse jeni duke punuar, planifikoni me punëdhënësin tuaj se si t’i organizoni punët e papërfunduara , në mënyrë që të merrni pushimin e lehonisë ashtu siç ju takon me ligj.

 • Në qoftë se mendoni se mund të jeni në depresion, bisedoni me mjekun tuaj familjar menjëherë. Ka shumë mënyra për t'u marrë me depresionin. Duke marrë trajtime dhe këshillime të hershme mund t’ia dilni mbanë.

Source: www.marchofdimes.org

Category: Shtatzënia

Ligjërata mbi temën Shtatzënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit