Si po ndryshon trupi im?

  • Ju duhet ta ndjeni foshnjën tuaj duke lëvizur. Përderisa foshnja po rritet, juve mund t’ju duket sikur ajo është duke u rrotulluar. Tregoni mjekut tuaj nëse keni vërejtur ndonjë ndryshim në lëvizjen e foshnjës suaj.
  • Këmbët dhe nyjat e këmbëve mund t’ju jenë ënjtur. Mundohuni t’i shtrini këmbët dhe t’i mbani të ngritura lartë. Nëse vëreni ënjtjen e menjëhershme në duar dhe fytyrë, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.
  • Përderisa barku dhe gjoksi juaj po rriten, lëkura në atë pjesë të trupit mund të çahet.
  • Ju mund të keni shtrëngime të barkut (kontraksione). Kjo është në rregull, mirëpo kontaktoni mjekun tuaj nëse keni më shumë se 5 shtrëngime brenda një ore.
  • Derisa barku juaj vazhdon e rritet, mbajtja e ekuilibrit mund të bëhet më e vështirë për ju. Ju mund të rrëzoheni lehtë. Kini kujdes!
  • Ju mund të keni probleme me gjumë. Mundohuni të flini në krah apo me jastëkë shtesë. Ju gjithashtu mund të djersiteni më tepër se zakonisht.

Si po rritet foshnja ime?

  • Foshnja juaj i hap dhe mbyll sytë dhe thith gishtin e madh.
  • Foshnja juaj godet dhe ndryshon pozitë.
  • Foshnja juaj reagon ndaj dritës dhe zërit.
  • Nga fundi i muajit të shtatë, foshnja është rreth 38-40cm e gjatë dhe peshon rreth 1.1-1.4kg.
Teksti është marrë nga March of Dimes

http://www.marchofdimes.org/pregnancy/how-your-baby-grows.aspx

Category: Muaji

Free Classes on Pregnancy

We offer free classes across Kosovo at our Women’s Health Resource Centers.

Find your local class here.

Free classes

Have a Question?