Si po ndryshon trupi im?

  • Kërthiza juaj mund të rrijë jashtë.
  • Frymëmarrja mund të lehtësohet pasi që foshnja të lëvizë poshtë. Por ju do të duhet të shkoni në tualet më shpesh pasi që foshnja bën presion në fshikëzën tuaj.
  • Ju duhet të ndjeni foshnjën tuaj duke gjuajtur dhe lëvizur deri në momentin kur ju jeni duke lindur. Tregoni mjekut tuaj nëse keni vërejtur ndonjë ndryshim se sa shpesh po lëviz foshnja juaj.
  • Ju mund të mos ndjeheni rehat nga presioni dhe pesha e foshnjës. Pushoni shpesh.
  • Këmbët dhe nyjat e këmbëve tuaja mund të jenë të ënjtura. Mbani këmbët të ngritura lartë. Mundohuni të qëndroni në një vend të freskët.
  • Qafa e mitrës (cervix) suaj hapet dhe hollohet derisa përgatitet për lindje.
  • Mund të ndodhë që nuk do të shtoni peshë gjatë këtij muaji. Përkundrazi, mund të humbisni 500gr deri në 1kg.

Si po rritet foshnja ime?

  • Mushkëritë e foshnjës suaj janë gati të punojnë vetvetiu.
  • Foshnja juaj shton rreth 250gr në javë.
  • Foshnja juaj ende lëviz dhe godet. Foshnja vendoset me kokën poshtë dhe ndalet më poshtë në barkun tuaj.
  • Nga fundi i muajit të nëntë, foshnja është rreth 48-53cm dhe peshon rreth 2.7-4.1kg.
Teksti është marrë nga March of Dimes

http://www.marchofdimes.org/pregnancy/how-your-baby-grows.aspx

Category: Muaji

Free Classes on Pregnancy

We offer free classes across Kosovo at our Women’s Health Resource Centers.

Find your local class here.

Free classes

Have a Question?