Shëndeti dhe të ushqyerit

✔  I gjithë ushqimi që e konsumon foshnja juaj vjen nga ajo që ju hani, kështu që duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, e po ashtu prodhime të mishit dhe të qumështit.

✔  Ju do të keni nevojë për dyfish më shumë proteina sesa zakonisht, kështu që synoni të konsumoni pesë shujta me mish (sidomos mëlçi), peshk, arra, prodhime të qumështit, vezë dhe fasule.

✔  Ju do të keni nevojë për dyfish më shumë hekur sesa zakonisht kështu që konsumoni ushqime si spinaq, mishi të kuq, arra, kajsia të thata dhe fasule. Po ashtu, konsultohuni me mjekun tuaj rreth shtesave tjera të hekurit nëse ndiheni e lodhur.

✔  Do të keni nevojë për 40% më shumë kalcium sesa zakonisht kështu që konsumoni shumë prodhime të qumështit dhe perime me gjethe të errëta siç është spinaqi.

✖   Rregulloni sasinë e kripës që e merrni duke zvogëluar konsumimin e ushqimit të përpunuar siç janë patatinat, duke mos i shtuar ushqimit kripë dhe duke mbajtur në kontroll përdorimin e kripës gjatë gatimit.

✔   Synoni të pini dy apo më shumë litra ujë në ditë — do të zvogëlojë fryerjen dhe ndihmon që të parandalojë dukuri si kapsllëku, infeksionet e fshikëzës dhe më e rëndësishmja nga të gjitha parandalon lindjen e parakohshme.

✖   Zvogëloni konsumimin e kafeinës, siç është kafeja dhe çaji, dhe gjithashtu pijet e gazuara, si Koka-Kolla (Coca Cola), të cilat përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit, kafeinës dhe kemikaleve. Mos pini më shumë se një filxhan në ditë.  

✖   Mos konsumoni duhan, alkool dhe mos abuzoni me medikamente të ndryshme pasi që ato janë të dëmshme për fetusin, foshnjën tuaj të pa lindur, dhe mund të shkaktojnë defekte në lindje, lindje të parakohshme dhe madje edhe vdekjen e foshnjës.

✔   Merrni vitamina gjatë shtatzënisë çdo ditë të cilat përmbajnë së paku 400mg acid folik, të cilat janë dëshmuar se zvogëlojnë defektet e lindjes. Këto vitamina vazhdoni t’i merrni edhe pas lindjes, veçanërisht nëse e ushqeni foshnjën me gji. 

✖   Disa ushqime janë shumë të dëmshme për ju dhe foshnjën tuaj, duke përfshirë mishin e gjallë/të papjekur mirë, kombinimin e peshkut me vezë, peshqit që përmbajnë shumë hekur (si peshkaqeni, peshk shpatë, skumbrin dhe ‘tilefish’- lloj peshku që përmban shumë merkur), djathëra të butë (krem djath) të pasterizuar, filiza të gjalla dhe produkte barishtore (siç janë ilaçet dhe disa lloje të çajit).

Ushtrimet

Image

 

Ushtrimet trupore janë shumë të mira për shtatzëninë dhe provat mjekësore dëshmojnë se në shumicën e rasteve janë edhe të sigurta. Ushtrimet ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve në shpinë dhe këmbë, forcojnë muskujt që t'ju bëjnë më të lehtë bartjen e peshës së foshnjës, zvogëlojnë kapsllëkun dhe ënjtjen e duarve/shputave, ndihmojnë nënën që të ruajë një peshë të shëndetshme trupore dhe po ashtu ndihmojnë trupin e nënës gjatë lindjes së foshnjës.  

Shikoni videot tona për ushtrime të lehta dhe të shpejta për lehtësimin e dhimbjes së qafës, shpinës, këmbëve si dhe për forcimin e trupit:

Lirimi i tensionit dhe tendosja e kujdesshme e muskujve (në shumicën e rasteve është e përshtatshme për të gjitha fazat e shtatzënisë)

Hapja e ijëve dhe legenit I                              Hapja e ijëve dhe legenit II               

Shtendosja e qafës                                         Shtendosja e shpinës

Zgjatja e muskujve te poshtme të shpinës      Zgjatja e muskujve të pjesës së poshtme të trupit

     Forcimi i muskujve të këmbëve/vitheve I          Forcimi i muskujve të këmbëve/vitheve II                            

Përpiquni të bëni ushtrime trupore së paku 30 minuta në ditë. Nëse punoni në zyrë, pas çdo ore që keni ndenjur ulur, ju duhet të ngriheni dhe të lëvizni rrotull për së paku 5-10 minuta. Mbani mend, janë disa aktivitete që nuk duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë, duke përfshirë kërcimet, lëvizjet e shpejta, sportet që kërkojnë kontakt me persona tjerë apo ato në të cilat ju mund të rrëzoheni dhe të lëndoheni.

 

Category: Të ushqyerit dhe ushtrimet

Ligjërata mbi temën Shtatzënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit