Si po ndryshon trupi im?

  • Lëkura mbi barkun tuaj mund t’ju kruhet dhe të çahet (krijohen vija në lëkurë, sidomos në bark, të shkaktuara nga zgjatja e lëkurës). Përdorni losion (krem, lëng për fërkim) dhe vishni rroba të gjëra.
  • Mund të keni dhimbje në shpinën tuaj. Mos qëndroni në këmbë për periudha të gjata.
  • Mos bartni gjëra të rënda.
  • Ju mund të ndjeni dhimbje në pjesët anësore të barkut përderisa mitra juaj po zgjerohet.
  • Ju mund të vuani nga kapsllëku. Pini më shumë ujë ose lëng frutash. Hani më shumë ushqime me fibra siç janë frutat dhe perimet.
  • Ju ende mund të keni marrëdhënie seksuale me partnerin, mirëpo ndaloni nëse keni dhimbje apo ndjeni shtrëngime.

Si po rritet foshnja ime?

  • Lëkura e foshnjës është e kuqe dhe me rrudha. Lëkura është e mbuluar me qime të imëta dhe të buta.
  • Foshnja juaj tashmë mund të godasë më fort.
  • Sytë e foshnjës suaj janë të formuar pothuajse tërësisht. Ato mund të hapen dhe mbyllen.
  • Nga fundi i muajit të gjashtë, foshnja juaj është rreth 30cm e gjatë dhe peshon rreth 700-900gr.
Teksti është marrë nga March of Dimes

http://www.marchofdimes.org/pregnancy/how-your-baby-grows.aspx

Category: Muaji

Free Classes on Pregnancy

We offer free classes across Kosovo at our Women’s Health Resource Centers.

Find your local class here.

Free classes

Have a Question?