Si po ndryshon trupi im?

  • Ju mund të ndiheni më e uritur përderisa sëmundja e mëngjesit largohet. Nëse ende keni sëmundjen e mëngjesit, kontaktoni mjekun tuaj. Ju gjithashtu mund të keni më shumë energji. Mirëpo, ju po ashtu mund të vuani nga urthi (thartira në stomak). Provoni të hani katër ose pesë shujta të vogla çdo ditë në vend të tre shujtave të mëdha. Mos hani ushqim djegës (pikant).
  • Nga fundi i këtij muaji mund të ndjeni lëvizjen e foshnjës suaj për herë të parë.
  • Ju shtoni rreth 500gr në javë. Barku juaj fillon të vërehet. Mund të ju duhet të vishni rroba për shtatzëna dhe sytjena më të mëdha.
  • Është në rregull të keni marrëdhënie seksuale me partnerin tuaj. Do të ju duhet të provoni pozita të ndryshme pasi që barku juaj vazhdon të rritet. Bëni atë që ju bën të ndiheni rehat.

Si po rritet foshnja ime?

  • Foshnja juaj lëviz, godet dhe përtypet.
  • Lëkura e foshnjës është rozë dhe e tejdukshme.
  • Placenta (shtrati/mbështjellësi i fetusit në bark) vazhdon të sigurojë ushqim dhe oksigjen për foshnjën tuaj. Kjo ndodh përgjatë gjithë shtatzënisë. Përmes placentës ju mund t’i përcillni gjëra të dëmshme foshnjës suaj, prandaj mos pini alkool, duhan dhe mos abuzoni me medikamente të ndryshme.
  • Nga fundi i muajit të katërt, foshnja është rreth 15-18cm e gjatë dhe peshon rreth 110-140gr.
Teksti është marrë nga March of Dimes

http://www.marchofdimes.org/pregnancy/how-your-baby-grows.aspx

Category: Muaji

Free Classes on Pregnancy

We offer free classes across Kosovo at our Women’s Health Resource Centers.

Find your local class here.

Free classes

Have a Question?