Si po ndryshon trupi im?

  • Gjoksi juaj mund të vazhdojë të rritet dhe të jetë i ndjeshëm. Majat (thimthat) e gjoksit dhe pjesët përreth fillojnë të nxihen.
  • Keni nevojë të shkoni në tualet më shpesh për shkak se mitra juaj po zgjerohet dhe është duke bërë presion në fshikëzën tuaj.
  • Mund të keni ende sëmundjen e mëngjesit
  • Ju mund të ndiheni e lodhur dhe keni nevojë të pushoni më shpesh.
  • Trupi juaj prodhon më tepër gjak.

Si po rritet foshnja ime?

  • Organet kryesore të foshnjës suaj si truri, zemra dhe mushkëritë tashmë janë duke u zhvilluar dhe duke marrë formë.
  • Veshët, nyjat e këmbëve, kyçet e duarve, gishtërinjtë e duarve dhe këmbëve tashmë janë formuar. Qepallat po ashtu formohen dhe rriten mirëpo mbeten të mbyllura.
  • Nga fundi i muajit të dytë, foshnja është rreth 2.5cm e gjatë dhe peshon më pak se 9gr.
Teksti është marrë nga March of Dimes

http://www.marchofdimes.org/pregnancy/how-your-baby-grows.aspx

Category: Muaji

Free Classes on Pregnancy

We offer free classes across Kosovo at our Women’s Health Resource Centers.

Find your local class here.

Free classes

Have a Question?