Si po ndryshon trupi im?

  • Trupi juaj krijon shumë hormone që ndihmojnë rritjen e foshnjës suaj.
  • Hormonet mund t’iu bëjnë të ndjeheni çuditshëm dhe me humor jo të mirë.
  • Gjoksi juaj mund të rritet dhe ju mund të ndjeni therrje dhe dhimbje.
  • Mund të ndjeni çrregullime në stomak dhe mund të ju vijë për të vjellë. Kjo quhet sëmundja e mëngjesit, edhe pse mund të ndodhë në çdo kohë. Provoni të hani biskota dhe shujta të vogla.
  • Ju mund të dëshironi me ngulm ushqime të caktuara apo urreni ushqimet që zakonisht i keni pëlqyer.
  • Ju mund të ndiheni e lodhur. Pushoni kur të keni mundësi.

Si po rritet foshnja ime?

  • Paraqiten disa sythe (gunga) të vogla gjymtyrësh që më pastaj rriten dhe zhvillohen në duart dhe këmbët e foshnjës.
  • Zemra dhe mushkëritë e foshnjës suaj fillojnë të formohen. Rreth ditës së 22-të, zemra fillon të rrah.
  • Kanali nervor i foshnjës fillon të formohet dhe i njëjti bëhet truri dhe palca kurrizore.
  • Rreth përfundimit të muajit të parë, foshnja arrin gjatësinë e rreth 0.6cm.
Teksti është marrë nga March of Dimes

http://www.marchofdimes.org/pregnancy/how-your-baby-grows.aspx

Category: Muaji

Free Classes on Pregnancy

We offer free classes across Kosovo at our Women’s Health Resource Centers.

Find your local class here.

Free classes

Have a Question?