Pse ka rëndësi përfshirja e babait

Studimet që kanë analizuar ndikimin e pranisë së të atit gjatë fëmijërisë tregojnë që ata fëmijë që kanë pasur një baba të përfshirë më herët, mesatarisht kanë më pak probleme me sjellje, aktivitet më të ulët kriminal, stabilitet më të mirë ekonomik, zhvillim më të mirë kognitiv, përformancë më të mirë në shkollë dhe janë më pak të stresuar gjatë moshës së adoleshencës. 

  • Fëmijët që kanë babain pranë kanë aftësi më të mira kognitive.
  • Fëmijët që kanë babain pranë kanë më shumë gjasa që të kenë vetëbesim më të lartë dhe mund t'i zgjidhin problemet pa dhunë.
  • Fëmijët që kanë babain pranë zakonisht kanë më pak probleme me sjelljen e tyre.
  • Baballarët që janë të përfshirë në jetën e fëmijës së tyre janë më të lumtur dhe me shumë gjasa do të vazhdojnë të qëndrojnë të përfshirë. 
  • Baballarët që janë të përfshirë kanë shëndet më të mirë: marrin më pak medikamente, konsumojnë më pak alkool, jetojnë më gjatë dhe ndihen më të shëndetshëm mentalisht e fizikisht.
  • Disa studime tregojnë që baballarët të cilët përfshihen në kujdesin e fëmijës kanë lidhje shumë më të shëndosha dhe të lumtura me partnerët e tyre, ndihen më të lidhur me familjen e tyre dhe kanë jetë më të mirë seksuale.
  • Baballarët që janë të përfshirë kontribuojnë në uljen e stresit të nënës gjatë shtatzënisë.
  • Me shumë gjasë, gratë shtatzëna do të shkojnë në më shumë vizita të para-lindjes nëse janë të shoqëruara nga partneri, krahasuar me ato që nuk kanë shoqërues. 

Burimi: Promundo, CulturaSalud, and REDMAS (2013). Program P – A Manual for Engaing Men in Father- hood, Caregiving, Maternal and Child Health. Promundo: Rio de Janeiro, Brazil and Washington, D.C. USA. (Sarkadi, Kristiansson, Oberklaid, dhe Bremberg, 2008).

 

Category: Për Baballarët

Ligjërata mbi temën Për Baballarët

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit