Shtatzënia zgjat 40 javë dhe ndahet në tre tremujorë:
1.Tremujori i parë përfshin javët 1-13. Hormonet që ndihmojnë foshnjën të rritet mund të bëjnë që gruaja të ketë ndryshime të disponimit, që nënkupton se ajo mund të jetë e lumtur për një moment dhe e mërzitur në tjetrin. Ajo shpesh mund të ndihet e lodhur pasi që është e vështirë të rrisësh një krijesë në trupin tënd. Rreth 75% e grave përjetojnë ndonjë lloj të sëmundjes së mëngjesit, e cila mund të shfaqet në çdo kohë gjatë ditës, dhe ndonjëherë dhe tërë ditën. Ajo mund t’i dëshirojë disa ushqime të caktuara dhe ndërkohë t’i urrejë ushqimet që zakonisht i pëlqejnë.
2.Tremujori i dytë përfshin javët 14-27. Gratë shpesh fillojnë të ndihen shumë më mirë,kanë më pak ndjesi për të vjellë, më pak ndryshime të disponimit, dhe skuqja e lëkurës do t’i bëjë të ndihen më mirë, edhe pse është normale që disa gra ende të jenë nervoze dhe të kenë ndryshime të humorit. Barku fillon t’iu dallohet dhe ato do ta ndjejnë foshnjën tek lëviz.
3.Tremujori i tretë përfshin javët 28-40. Përderisa foshnja rritet, barku i gruas poashtu do të rritet dhe ajo mund të fillojë të mos ndihet rehat. Lëvizjet e foshnjës bëhen më të mëdha dhe madje ju mund të shihni shenja në barkun e gruas tuaj kur foshnja të shkelmojë. Gruaja mund të ketë probleme me gjumë, të ketë marramendje dhe telashe me ekuilibrin. Ajo duhet të pushojë sa më shumë që të jetë e mundur. Ajo poashtu mund të ketë shtrëngime të barkut (kontraksione) Braxton Hicks, që është mënyra e trupit të saj që të bëhet gati për lindje.
Përgjatë shtatzënisë së bashkëshortes tuaj, ju keni një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit fizik dhe stabilitetit emocional të saj, që është thelbësore për zhvillimin e duhur të foshnjës suaj. Shtatzënia është një periudhë e gëzueshme, por mund të jetë edhe stresuese poashtu. Mund të thellojë lidhjen tuaj edhe më tepër, por edhe mund të krijojë tensione të reja rreth shqetësimeve të të qenit prind, rreth të ardhurave dhe rreth lidhjes suaj. Këtu mund të shihni disa mënyra që ju mund ta bëni shtatzëninë një eksperiencë më të mirë për të dy:
Inkurajoni gruan tuaj që të vizitojë mjekun sa më herët që të jetë e mundur gjatë shtatzënisë pasi që kjo mund të ndihmojë të përcaktohet se sa javë ka që ajo është shtatzënë, dhe të identifikoni ndonjë komplikim të mundshëm. Shoqërojeni atë në këto vizita dhe poashtu mund të bëni edhe pyetje. Ju mund të kënaqeni gjatë ultrazërit pasi do të mund të shihni foshnjën në monitor dhe të dëgjoni rrahjet e saj/tij të zemrës. Pas vizitës së parë në tremujorin e parë, OBSH rekomandon që të bëhen së paku katër vizita të para-lindjës (prenatale) mes javëve 16, 24-28, 32, dhe 36 të shtatzënisë për të evituar komplikimet e mundshme. Sidoqoftë, në shumë vende, gratë vizitohen një herë në muaj. Për më tepër informacione mbi shëndetin para lindjës klikoni këtu.
Nëse e vëreni se gruaja ka ndonjë nga këto shenja, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore pasi që këto mund të jenë shenja paralajmëruese se diçka është duke rrezikuar shëndetin e gruas apo të foshnjës suaj të palindur:
Kur të vijë java e 18-të, ju duhet të jeni në gjendje të dini se a do të bëheni me vajzë apo djalë. Sperma e babait përcakton gjininë e fëmijës varësisht nëse ajo përmban kromozomin X apo Y. Në vezën e nënës tashmë është kromozomi X, kështu që gjinia e foshnjës përcaktohet nga kromozomi X apo Y i spermës së babait. Studimet tregojnë që gjasat që ju të keni vajzë apo djalë janë të trashëguara, që do të thotë se nëse babai ka shumë vëllezër gjasat janë më të mëdha që ai të ketë djem, përderisa nëse ka më shumë motra ai do të ketë më shumë gjasa që të ketë vajza. Ka shumë storie të gjërave që mund të bëni për të ngjizur vajzë apo djalë: pozicionet gjatë marrëdhënies seksuale (femra qëndron mbi apo shtrirë në njërën anë), vendet ku kryeni marrëdhënie, koha kur kryeni marrëdhënie (në ditët teke apo në mbrëmje), apo edhe ushqimet që ju apo burri juaj konsumoni (ushqime të njelmëta, guaca deti etj.) Por nuk ka asnjë dëshmi mjekësore që mund të vërtetojë se këto storie në realitet funksionojnë.
Këtu i keni disa gjëra thelbësore që ju do të doni t’i keni gati para se fëmija të lindë:
Nuk është zgjidhje e duhur që lindja të bëhet me prerje cezariane, përveç rastit kur ka ndonjë arsye mjekësore si p.sh. komplikimet në lindje siç është fëmija i lidhur (në pozitë me kokën lartë), apo prerje të mëparshme cezariane. Prerja cezariane mund të shkaktojë probleme për ju dhe foshnjën tuaj, veçanërisht në lindjet e ardhshme. Çdo lindje me prerje cezariane rrit rrezikun për komplikime serioze në shtatzënitë e ardhshme, që edhe është arsyeja se pse mjekët rekomandojnë lindje të rregullt vaginale nëse keni plane për të lindur fëmijë të tjerë. Jeni të vëmendshëm kur mjekët mund t’ju shtyjnë që të lindni me prerje cezariane pa dhënë ndonjë arsye specifike mjekësore, pasi që lindja me prerje cezariane shpesh kushton më tepër sesa lindjet vaginale, e cila mund të jetë me e përshtatshme për mjekët pasi që këto lindje mund të aranzhohen gjatë ‘orarit të punës.
Disa njerëz mendojnë se lindja me prerje cezariane mund të jetë më e lehtë, më pak e dhimbshme dhe më pak e komplikuar, kështu që është e rëndësishme të bëhet ndarja mes miteve dhe realitetit.
Miti 1: Më e përshtatshme. Po, mund të ndihmojë që të planifikoni më mirë ndihmën familjare dhe pushimin mjekësorë, por a e dini që gruaja juaj:
Miti 2: Shmang dhimbjen e lindjes. Po, ajo mund të mos ndjejë shumë dhimbje gjatë operacionit, por a e dini që gruaja juaj:
Miti 3: Minimizimi i komplikimeve. Po, lindja me prerje cezariane mund t’i ndihmojë në shmangjen e komplikimeve që ndodhin në një përqindje të vogël të lindjeve vaginale, por a e dini që ajo mund të sjellë:
Miti 4: Ruajtja e ‘ngushtësisë së vaginës’. Studimet kanë dëshmuar se aktiviteti afatgjatë seksual mbetet i njejtë dhe nuk ndikohet nga lindja vaginale. Ngushtësia paraprake e vaginës rikthehet brenda gjashtë muajsh pas lindjes së fëmijës së parë. Gruaja juaj mund t’i bëjë ushtrimet Kegel që të kthejë ngushtësinë e vaginës së saj pas lindjes vaginale.
1. Shumica e grave mund të vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale deri në momentin kur të vijë koha për lindje. Aktiviteti seksual nuk e dëmton foshnjën. Foshnja mbahet e sigurtë nga qeska amniotike, qafa dhe muskujt e mitrës. Poashtu ekziston një shtresë e trashë mukoze që e mbyll qafën e mitrës dhe mbron foshnjën nga infektimi. 

2. Është normale që dëshira seksuale e femrës të ulet gjatë tremujorit të parë për shkak të ndjeshmërisë së gjirit, lodhjes dhe ndjesisë për të vjellë. Gra të tjera e shohin këtë si një rast kur ato nuk kanë nevojë të shqetësohen për kontrollin e lindjes apo se mos mbeten me barrë që e bën marrëdhënien seksuale edhe më të këndshme. Kur të vijë tremujori i dytë, shumë gra janë më pak të lodhura, kanë më pak ndjesi për të vjellë dhe përjetojnë rritje të dëshirës seksuale.
3. Baballarët mund të mbështesin dhe/ose rrisin vetëvlerësimin e partnerit të tyre në lidhje me trupin e tyre që po ndryshon duke dhënë komente pozitive.

4. Përderisa trupi ndryshon gjatë shtatzënisë, çiftet mund të kenë nevojë të provojnë pozicione të ndryshme seksuale për të gjetur se çfarë është më e rehatshme për gruan. Disa gra zbulojnë kënaqësi të reja apo më të mëdha seksuale gjatë shtatzënisë si pasojë e eksperimentimeve të tilla. “Spooning” (mbështetja nga prapa me partnerin) përderisa partnerët qëndrojnë ulur ofron mjaft hapësirë për stimulim manual; kurse duke qëndruar shtrirë ofron hapësirë për stimulim më të rehatshëm oral. Poashtu, eksperimentimi me jastëkë dhe pajisje mbështetëse mund të ndihmojë që të lehtësojë dhe mbështesë një numër të pozicioneve dhe aktiviteteve seksuale.
5. Për shkak të ndjesisë së të qenit me barrë, në disa momente gjatë shtatzënisë, disa gra mund të mos ndihen rehat me marrëdhënien seksuale vaginale, kështu që zgjedhin seksin manual, oral apo masturbimin.
6. Ngërçet janë normale pas marrëdhënies seksuale gjatë shtatzënisë. Mitra ngushtohet gjatë orgazmës dhe shtrëngimet e tilla të barkut (kontraksionet) mund të jenë më të forta gjatë shtatzënisë pasi që mitra rritet.
7. Nëse partnerja rrezikon të përjetojë komplikime të shtatzënisë (gjakderdhje vaginale, rrjedhje të lëngut amniotik etj.), mjeku do t’ju sugjerojë që të mos keni marrëdhënie seksuale. Tregohuni të hapur me mjekun tuaj dhe pyesni atë se çfarë aktiviteti tjetër seksual mund të bëni.
1. Siguria – meshkujt janë ata që duhet të mbrojnë familjet e tyre, si fizikisht ashtu dhe financiarisht dhe është normale për baballarët që të ndjejnë presion më të madh gjatë kësaj kohe.
2. Aftësia – shumë meshkuj brengosen se mos e lëndojnë foshnjën e tyre dhe që nuk dinë të kujdesen për një fëmijë. Mos u brengosni; lexoni këshillat tona dhe pastaj praktikoni ato.
3. Frika nga vdekja – të qenit të vetëdijshëm se ata mund të vdesin dhe më të frikësuar për jetën e gruas dhe foshnjës së palindur është shumë normale.
4. Lidhja – meshkujt shpesh frikësohen se ata do të ‘zëvendësohen’ nga foshnja, por kjo shumë shpesh zhduket kur ata të takojnë foshnjën. Ata poashtu shqetësohen për jetën e tyre seksuale para dhe pas lindjes së foshnjës,për më tepër rreth kësaj do të flasim pak më poshtë në këtë faqe.
5. Vagina – vetë fjala mund t’i bëjë meshkujt që të mbyllin gojën. Meshkujt zakonisht nuk ndihen rehat që të mendojnë apo flasin rreth gjërave që lidhen me trupin e gruas gjatë dhe pas shtatzënisë.
Studimet që kanë analizuar ndikimin e pranisë së të atit gjatë fëmijërisë tregojnë që ata fëmijë që kanë pasur një baba të përfshirë më herët, mesatarisht kanë më pak probleme me sjellje, aktivitet më të ulët kriminal, stabilitet më të mirë ekonomik, zhvillim më të mirë kongnitiv, përformancë më të mirë në shkollë dhe janë më pak të stresuar gjatë moshës së maturisë. (Sarkadi, Kristiansson, Oberklaid, dhe Bremberg, 2008).
Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).
Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.
Ligjërata pa pagesë