Fazat dhe shenjat e dhimbjeve të lindjes
Çfarë ndodh me trupin tuaj gjatë dhimbjeve të lindjes?
Kur të fillojnë shtrëngimet e barkut (kontraksionet) gjatë dhimbjeve të lindjes, muret e mitrës tuaj fillojnë të ngushtohen. Ato janë të simuluara nga lirimi i hormoneve (oksitocina). Shtrëngimet e barkut bëjnë që qafa e mitrës të zgjerohet dhe të fillojë të hapet. Duke u shtuar dhimbjet e lindjes, qesja amniotike mund të shpërthej duke shkaktuar një rrjedhje të ngadalshme apo të shpejtë të lëngjeve (shpërthimi e ujërave), dhe lindja zakonisht fillon 24 orë pas këtij shpërthimi. Me shpeshtimin dhe rritjen e shtrëngimeve të barkut, qafa e mitrës do të fillojë të hapet (zgjerohet) gradualisht. Përderisa dhimbjet e lindjes sa vijnë dhe rriten, trupi lëshon hormone të quajtura endorfinë për t’ju lehtësuar këto dhimbje. Nivelet e larta të endorfinës shpesh thuhet se janë më efektive sesa medikamentet. Qëndroni të relaksuar për të inkurajuar trupin tuaj që të krijojë dhe lëshojë këto hormone të cilat lehtësojnë dhimbjet e lindjes. Për të parë si bëhet kjo, klikoni këtu.
A janë këto dhimbje lindjes të vërteta apo të rrejshme?
Po ashtu të quajtura si shtrëngimet e barkut (kontraksionet) Braxton Hicks, këto shtrëngime të barkut paraqesin një ngushtim pa dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit tuaj. Ju mund të filloni t’i ndjeni këto shtrëngime në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë, por ato zakonisht bëhen më të forta gjatë muajit të fundit të shtatzënisë. Ato nuk nënkuptojnë se ju jeni gati për lindje; kjo është vetëm një mënyrë e trupit për t’u përgatitur për lindje. Këtu i keni disa shenja që e dallojnë procesin e vërtetë të lindjes nga procesi i rrejshëm.
Dhimbjet e vërteta të lindjes |
Dhimbjet e rrejshme të lindjes |
Shtrëngimet e barkut (kontraksionet) janë të rregullta dhe vijnë në intervale gjithmonë e më të shkurtra dhe bëhen më të gjata dhe më të forta. |
Intervalet e këtyre shtrëngimeve janë të çrregullta dhe nuk bëhen më të shpeshta apo më të forta. |
Shpërthimi i ujërave që rezulton në rrjedhje apo shpërthim të lëngjeve. Shtrëngimet e barkut (kontraksionet) mund të fillojnë para apo pas shpërthimit të ujërave. |
Shtrëngimet e barkut (kontraksionet) ndalen kur ju jeni duke pushuar, dhe keni ndalur aktivitetet tuaja, gjatë ecjes apo ndërrimit të pozitave. |
Depërtimi në shtresën e mukozës. Dhimbjet e lindjes mund të mos ju vijnë edhe disa ditë, por ato janë afër. |
Dhimbja e shtrëngimeve të barkut nuk është e njëjtë (në një moment është më e fortë dhe në një moment tjetër zvogëlohet dukshëm) |
Dhimbje e vazhdueshme në pjesën e poshtme të shpinës, veçanërisht nëse janë të përcjella me një ndjenjë të ngërçeve të ngjashme me ato që përjetohen para ciklit menstrual. |
Dhimbja është e përqendruar vetëm në pjesën e përparme. |
Shenja që tregojnë se dhimbjet e lindjes janë afër
Këtu i keni 12 shenja që tregojnë se dhimbjet e lindjes po afrohen. Ju mund të mos jeni gati për lindje edhe disa ditë apo javë, por ato tregojnë se shtatzënia juaj është në drejtimin e duhur:
Fazat e dhimbjeve të lindjes
Dhimbjet e lindjes nuk janë të njëjta me atë çfarë shihni në televizion. Ato nuk vijnë gjithmonë me dhimbje dhe bërtima, nganjëherë ujërat nuk shpërthejnë deri në momentin kur foshnja të lindë dhe pothuajse asnjëherë nuk ndodh që foshnja të lindë vetëm disa momente pasi të kenë filluar dhimbjet e lindjes. Për shumicën e femrave, veçanërisht nënat që lindin për herë të parë, dhimbjet aktive të lindjes fillojnë 6-8 orë para lindjes, por ato mund të fillojnë edhe 18 orë apo më tepër para se foshnja të lindë. Asnjë grua shtatzënë nuk e përjeton njejtë lindjen. Ju ndihmon shumë nëse i kuptoni fazat e ndryshme të lindjes dhe sa zgjat secila pre tyre:
Kur të shkoj në spital?
Kjo varet nga gjendja e vetë gruas shtatzënë: komplikimet/rreziqet e larta të shtatzënisë, lindja e parë, distanca nga spitali, dhe preferencat personale. Të gjitha këto mund të përcaktojnë kohën se kur ju do të duhet të arrini në spital. Ju nuk keni nevojë të shkoni në spital që në shenjat e para të shtrëngimeve të barkut, dhe në fakt është më mirë që të qëndroni në shtëpi gjatë dhimbjeve të hershme pasi që do të ndiheni shumë më rehat.
Mund ta porosisni partnerin tuaj që të masë kohëzgjatjen e shtrëngimeve tuaja dhe të niseni për në spital kur ato të jenë vazhdimisht nga pesë minuta ndërmjet, përveç në rastet kur ju jetoni në një distancë më të largët nga spitali, në të cilin rast do të duhet të niseni më herët. Këshillohuni me mjekun tuaj se kur është koha më e mirë për të shkuar në spital. Arsye tjera (shenja të rrezikshme) për të shkuar menjëherë në spital janë nëse:
Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).
Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.
Ligjërata pa pagesë