Çfarë është lindja e induktuar?

Induksioni (Lindja artificiale e detyruar)

Induksioni për lindje (lindje e detyruar artificiale) është kur gjinekologu juaj ju jep medikamente apo përdor metoda të tjera si shpërthimin e ujërave (lëngun amniotik) për të filluar lindjen tuaj. Qesja amniotike ndodhet brenda mitrës e cila mban foshnjën tuaj. Qesja është e mbushur me lëng amniotik. Kontraksionet ndodhin kur muskujt e mitrës tuaj tkurren dhe pastaj relaksohen. Ato ndihmojnë në shtyrjen e fëmijës tuaj nga mitra si dhe ndihmojnë në dilatimin/zgjerimin e qafës së mitrës. Gjinekologu juaj mund të rekomandojë induksion në qoftë se ju keni probleme mjekësore që mund t’ju dëmtojë ju apo fëmijën tuaj, ose në qoftë se shtatzënia juaj zgjat më shumë se 42 javë. Për disa gra, induksioni është mënyra më e mirë për të mbajtur nënën dhe fëmijën të shëndetshëm.

Përdorimi i induksionit të hershëm për arsye jo mjekësore mund të shkaktojë probleme për ju dhe fëmijën tuaj.

Si induktohet lindja?

Gjinekologu përdor një ose më shumë nga këto metoda për të nxitur lindjen:

Ndarja e qeses amniotike nga muri i mitrës (i quajtur edhe nxjerrje e membranave). Cipa amnionale  është qese brenda mitrës që mban fëmijën tuaj. Është e mbushur me lëng amnional. Gjinekologu juaj  butësisht vë një gisht  nëpër qafën e mitrës tuaj dhe ndan qesen nga mitra juaj. Kur kjo është bërë, ju mund të ndjeni disa shtrëngime ose të keni disa pikëza gjaku. Ju mund ta bëni këtë procedurë në ambulantën e gjinekologut tuaj në klinikë.

Zbutja e qafës së mitrës. Gjinekologu ju jep medikamente që ndihmojnë në zbutjen dhe hollimin e qafës së mitrës, medikamenti mund të përdoret si pilulë, xhel apo supozitorë që vendoset në vaginë (vaginalete). Ju merrni këtë medikament në spital.
Duke ju dhënë medikamente për të filluar kontraksionet gjinekologët shpesh përdorin një medikament të quajtur Pitocin e cila  shkakton lindjen. Pitocina është e krijuar nga hormoni i  oksitocinës, hormon ky i liruar nga trupi i femrës për të shkaktuar kontraksione. Në spital, gjinekologu  ju jep Pitocinë përmes një IV (një gjilpërë në venë). Pitocina mund t’ju shkaktoj kontraksione vërtetë të forta. Pitocina gjithashtu mund t’ju shkakton përzierje në  stomakun tuaj. Para se të shkoni në spital, ndiqni udhëzimet e mjekut në lidhje me ushqimin, sigurisht do t’ju udhëzoj të hani ushqime të lehta si supë

Qarja/plasja e ujit (e quajtur edhe ruptura e  membranave ose amniotomi). Gjinekologu mund të përdor një goditje të vogël që duket si një gjilpërë për të qarë qesen amniotike që mban fëmijën tuaj. Kjo nuk duhet të jetë e dhimbshme, por ju mund të ndjeni një rrjedhje të ngrohtë të  lëngjeve.

Lindja e induktuar mund të zgjas disa orë ose disa ditë. Kjo varet se sa trupi juaj i përgjigjet tretmanit.

Cilat janë rreziqet e induksionit?

Rreziqet përfshijnë:

  • Termini juaj i lindjes nuk mund të jetë saktësisht i drejtë, kështu që fëmija juaj mund të jetë i lindur tepër herët. Ndonjëherë është e vështirë ta përcaktoni kohën e mbetjes shtatzënë. Në qoftë se ju planifikoni një induksion dhe termini juaj mund të ndryshoj për një javë apo dy, fëmija juaj mund të jetë i parakohshëm. Nëse shtatzënia juaj është e shëndoshë, prisni që lindja të filloj vetvetiu. Nëse keni nevojë për të caktuar një induksion për arsye mjekësore, pyesni gjinekologun tuaj në qoftë se ju mund të prisni të paktën deri në 39 javë. Kjo i jep kohë mushkërive dhe trurit të foshnjës tuaj që të rriten dhe zhvillohen plotësisht deri para lindjes.
  • Pitocina mund të shkaktoj kontraksione shumë të fortë dhe të ulë të rrahurat e zemrës së fetusit. Gjinekologu monitoron me kujdes shkallën e të rrahurave të zemrës së fëmijës tuaj kur ju aplikon induksion. Mundësia ekziston që të ndryshohet ose të zvogëlohet sasia e Pitocinës. Duke ju dhënë sasi më të vogël të Pitocinës mund të bëjë që kontraksionet tuaja të jenë më të dobëta dhe të mbajnë normën e zemrës së fëmijës tuaj të sigurt.
  •  Ju dhe fëmija juaj jeni në rrezik të lartë të infeksionit, nëse lindja nuk fillon një kohë të shkurtër pasi uji i fëmijës të derdhet. Qeskat amniotike normalisht ju mbrojnë juve(mitrën) dhe fëmijën tuaj nga infeksionet.
  •  Mund të keni probleme me kordonin umbilikal (kërthizës). Për shembull, në qoftë se lëngu amniotik është prishur, kordoni mund të kaloj në vaginë para fëmijës tuaj. Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë nëse foshnja është në pozicion me të ndenjura, ose në qoftë se koka e foshnjës është ende lartë në mitër. Ose kordoni mund të jetë lidhur. Nëse është i lidhur foshnja nuk ka marrë ushqim të mjaftueshëm dhe oksigjen. Këto probleme mund të jenë serioze për fëmijën tuaj.
  •  Nganjëherë induksion nuk funksionon, dhe ju duhet të keni një lindje cezariane (C-seksioni). C-prerje është operacioni në të cilën fëmija juaj është i lindur me një prerje që gjinekologu juaj e bën në barkun tënd përkatësisht në mitrën tuaj.
  •  Ju mund të keni një qarje të mitrës. Këputja e  mitrës është një qarje në mitër. Ajo mund të shkaktojë gjakderdhje serioze. Nëse ju keni pasur një prerje Cezariane në një shtatzëni të mëparshme, ju jeni në rrezik të lartë të qarjes së mitrës sepse një prerje Cezariane lë një mbresë në mitër. Qarja e mitrës është një komplikim i rrallë i induksionit të lindjes.


Burimi:

www.marchofdimes.com

Category: Lindja

Ligjërata mbi temën Lindja

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit