Bllokimi i gjirit

Bllokimi i gjirit ndodh kur gjinjtë tuaj ënjten jashtëzakonisht shumë dhe duken sikur janë gati të pëlcasin, që ndodh më së shpeshti kur ju prodhoni shumë qumësht gjatë javës së parë dhe/apo të dytë të lindjes. Për shkak të ënjtjes, kjo mund të shkaktojë dhimbje në atë gji gjatë të ushqyerit dhe kur foshnja mundohet të kapë thithkën. Zakonisht kjo mbushje/ënjtje largohet brenda 12-48 orëve pasi që trupi juaj do të rikuperohet dhe foshnja të fillojë të pijë nga gjiri juaj. “Ju mund të parandaloni apo minimizoni efektet e bllokimit të gjirit duke:

  • Ushqyer foshnjën me gji herët dhe shpesh. Ushqeni atë me gji sa më herët që të keni mundësi pas lindjës, dhe së paku dhjetë herë gjatë ditës së nesërme.
  • Siguruar që foshnja juaj është vendosur saktë dhe është kapur si duhet në gjirin tuaj (klikoni këtu për udhëzime).
  • E ushqyer rregullisht. Nëse foshnja fle më shumë se dy apo tri orë gjatë ditës apo katër orë gjatë natës, zgjojeni që ta ushqeni.
  • Lejuar foshnjën që të përfundojë njërin gji para se të kthehet në tjetrin. Kjo nënkupton të prisni deri sa foshnja të fle apo të largohet vetë nga gjiri.  
  • Nëse foshnja nuk ushqehet fare me gji apo nuk po ushqehet mirë, mund ta ndihmoni foshnjën që të ushqehet duke shtrydhur gjoksin me dorë apo pompë sa më shpesh.”

Nëse kjo nuk ju lehtëson simptomat, ju mund të provoni të:

  • Bëni shtypje të ngrohta: “aplikoni shtypje të ngrohta dhe të lagëta duke shtrydhur qumështin jashtë pak para se të ushqeni foshnjën. Nëse e ngrohni për një kohë më të gjatë ju do të rrisni ënjtjen dhe pezmatimin, kështu që është më së miri ta bëni për një kohë më të shkurtër. Shtypje të ftohta mund të aplikohen ndërmjet ushqyerjeve që të zvogëloni ënjtjen dhe lehtësoni dhimbjën.” Burimi: La Leche League International, http://www.llli.org/faq/engorgement.html
  • Masazhoni gjirin: “me shuplakën e dorës duke filluar nga kreu i kraharorit tuaj (pak mbi klavikulë), butësisht goditni gjirin tuaj te poshtë në lëvizje rrethore në drejtim të thithkës. Kjo është edhe më efektive nëse e bëni gjatë dushit apo jeni në vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë dhe duke hedhur ujë në gjinjtë tuaj.” Burimi: La Leche League International, http://www.llli.org/faq/engorgement.html
  • Masazhoni areolën: me gishtat tuaj të vendosur siç shihet më poshtë, shtypni përbrenda drejt murit të kraharorit dhe numëroni ngadalë deri në 50. Shtypja duhet të jetë e ngadalshme, e lehtë, dhe mjaft e butë që të mos dhembë.
Image
Burimi: K. Jean Cotterman, http://www.nbci.ca/index.php?option=com_content&view=article&id=83:engorgement&catid=5:information&Itemid=17
  • Shtypja me lakër: “hiqni disa fletë të kokës së lakrës, largoni pjesën e fortë në mes, dhe shtypeni me një okllai (apo diqka të ngjashme). Ato mund të ruhen në frigorifer apo në temperaturë të dhomës. Varni fletët direkt mbi gjinjë, brenda sytjenave tuaja. Ndërroni fletat kur ato të fishkën, apo pas çdo dy ore. Ndërpreni përdorimin e tyre nëse ju shfaqën puçrra, njolla apo shenja të tjera të alergjive. Disa të dhëna thonë se përdorimi i tepërt i shtypjës me lakër mund të zvogëlojë prodhimin e qumështit, kështu që ndërpreni këtë lloj të shtypjës kur ënjtja t’ju largohet.” Burimi: La Leche League International, http://www.llli.org/faq/engorgement.html

Kontaktoni mjekun tuaj nëse simptomat nuk shënojnë përmirësime pasi që të keni provuar metodat e lartpërmendura të lehtësimit të dhimbjeve, nëse keni simptoma të mastitit (ethe me temperaturë më të lartë se 38.1°C), nëse foshnja juaj nuk kapet për gjiri apo nëse ajo nuk bën mjaftueshem pelena të ndotura.

Marrë nga Marchofdimes

Category: Gjidhënia

Ligjërata mbi temën Gjidhënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit