Pas lindjes (Post-Partum)

Menjëherë pas lindjes

Urime! Ju ja dolët! Foshnja juaj tashmë ka lindur. Pasi që tani do të jeni nëna e kësaj foshnjeje, për t’ia nisur mbarë, janë disa gjëra që ju mund t’i bëni menjëherë.

  1. Mbani foshnjën tuaj menjëherë lëkurë-në-lëkurë

Përfitimet e të mbajturit foshnjën lëkurë-në-lëkurë menjëherë pas lindjes janë shumë të mëdha:

  1. E bën më të lehtë adaptimin e foshnjës me ushqyerjen me gji.
  2. Mbajtja e temperaturës ideale të trupit dhe shumë më e mirë sesa në inkubator.
  3. Ndihmon foshnjën të ruajë ritmin e zemrës, ritmin e frymëmarrjes dhe presionin e gjakut.
  4. I ofron foshnjës nivele më të mira (më të larta) të sheqerit në gjak.
  5. Foshnja është më e lumtur dhe me më pak gjasa që të qajë.
  6. Foshnja ka më shumë gjasa që të ushqehet vetëm me gji dhe për një kohë më të gjatë.
  7. Foshnja i jep më lehtë shenja nënës që është e gatshme për t’u ushqyer.
  8. Foshnja ka më pak gjasa që të vuajë nga alergjitë pasi që merr të njëjtat bakterie nga e ëma.
     

    Si ta filloj kontaktin lëkurë-në-lëkurë:

  9. Menjëherë apo pak minuta pas lindjes, kërkoni nga mamia apo mjeku që të vendosin foshnjën, të veshur vetëm me një pelenë dhe një kapele, në kraharorin tuaj ashtu që ju të jeni në kontakt gjoks mbi gjoks.
  10. Ktheni kokën e foshnjës në njërën anë që t’i hapën kanalet e frymëmarrjes.
  11. Mbuloni foshnjën me një batanije.
  12. Sigurohuni që edhe ju jeni rehat, kërkoni jastëk shtesë apo rregulloni shtratin që ju të jeni gjysmë e ngritur (as e shtrirë e as e ulur drejtë).
  13. Mbani foshnjën të ngjitur për ju së paku për një orë menjëherë pas lindjes.
  14. Vazhdoni të praktikoni kontaktin lëkurë-në-lëkurë për së paku tre muaj. Është shumë e preferuar që edhe baballarët ta praktikojnë këtë.

Foto të marra nga: www.kangaroomothercare.com, www.pregnancyand baby.com, www.twiniversity.com dhe ‘Creative Commons’.

 

 

Image

 

  

2. Ushqeni foshnjën me gji brenda një ore pas lindjes

Përpiquni të ushqeni foshnjën me gji brenda një ore pas lindjes pasi që kjo do të:

  • Ndihmojë mitrën tuaj që të ngushtohet, gjë e cila përshpejton nxjerrjen e placentës dhe zvogëlon gjakderdhjën dhe rrezikun për hemorragji pas lindjes.
  • Ndihmojë lidhjen e menjëhershme me foshnjën për shkak të lëshimit të hormoneve (oksitocinës).
  • Stimuloj prodhimin e qumështit.
  • Bëjë ushqyerjen me gji më të suksesshme; studime të gjata kanë treguar që kjo metodë ofron përvojë më të gjatë dhe më të suksesshme në gjidhënie.
  • Zvogëlon tensionin dhe stresin e foshnjës dhe nënës për shkak të lëshimit të hormoneve.

Si të filloni ushqyerjen me gji:

  • Shtrini foshnjën tuaj lëkurë-në-lëkurë si më lartë (nëse është e mundur). Studimet kanë treguar se shumë foshnje që janë të vendosura lëkurë-në-lëkurë menjëherë pas lindjes kanë më shumë gjasa që të mësohen me ushqyerjen me gji dhe të ushqehen vetë.
  • Ktheni tërë trupin e foshnjës të drejtuar nga ju, gjoks mbi gjoks.
  • Prekni buzën e saj të sipërme me thithkën tuaj, dhe pasi që foshnja të hapë gojën tërhiqni atë drejt gjirit tuaj, duke mbajtur gjirin për mbështetje. Nëse është e mundur, bëni që goja e saj të mbuloj jo vetëm thithkën por poashtu edhe areolën (pjesën më të errët që e rrethon atë).
  • Mos u brengosni nëse foshnja juaj ka telashe të ushqehet me gji. Kjo kërkon durim dhe shumë praktikë. Kërkoni ndihmë nga infermieret ose ndonjë shoqe që ka eksperiencë në gjidhënie. Ju poashtu mund të kontaktoni një nga ekspertët tanë të gjidhëniës për këshilla në çdo kohë.
  • Gjidhënia nuk duhet të shkaktojë dhimbje. Nëse keni dhimbje, mundohuni të ndryshoni pozicionin e foshnjës duke shtyrë prapanicën e foshnjës drejt trupit tuaj me dorë. Kjo do të shtyjë kokën e foshnjës prapa dhe hunda do të jetë në pozicion të “frymëmarrjes”. Nëse është e nevojshme, mundohuni ngadalë të tërhiqni mjekrën e foshnjës dhe/ose buzën e poshtme, që pjesën më të madhe të pjesës të kaftë të gjirit ta ketë në gojë.

 

Image

 

 

Foto të marra nga: www.hobomama dhe https://thecrunchysoup.wordpress.com

 

Category: Pas lindjes (post-partum)

Ligjërata mbi temën Lindja

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit