Deri në fund të muajit të nëntë, shumica e foshnjeve:

  • Kombinojnë rrokjet në tinguj që duken si fjalë
  • Kuptojnë tonet e zërit më mirë se sa fjalët
  • Qëndrojnë në këmbë duke u mbështetur në diçka
  • I hulumtojnë gjërat në mënyra të ndryshme (i shkund, gjuan, përplas apo rrëzon)
  • Mund të kapin gjëra duke përdorur gishtin e madh dhe atë tregues (kapje në formë të pincetave duke përdorur duart)
  • Mund të ecin duke u mbajtur në mobile
  • Janë më të lëvizshme prandaj është e nevojshme të siguroheni që fëmija nuk do të ketë qasje në vende ku mund të lëndohet

Ky është vetëm një udhëzues; secili fëmijë është unik dhe zhvillohet në ritmin e vet.

Teksti i marrë nga: March of Dimes

 

Category: Muaji

Ligjërata mbi temën Foshnja dhe Nëna

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit