Deri në fund të muajit të shtatë, shumica e foshnjeve:

  • Ulen pa ndihmën tuaj
  • Zgjaten për të kapur gjëra
  • Bartin gjërat nga një dorë në dorën tjetër
  • Mund ta mbështesin peshën e trupit në këmbët e veta kur mbahen në pozitë vertikale
  • Tashmë dallojnë të gjitha ngjyrat si dhe ju zhvillohet të parit nga larg.
  • Lëshojnë zëra për të shprehur gëzimin apo pakënaqësinë.
  • Reagojnë kur e dëgjojnë emrin e vet
  • Vazhdojnë të gugasin rrokje të njëpasnjëshme (ba-ba-ba-ba)
  • Dallojnë emocionet e atij që i flet sipas tonit të zërit
  • Hulumtojnë gjërat duke përdorur duart dhe gojën
  • Zgjaten për të kapur gjërat që nuk i kanë afër
  • Pëlqejnë të luajnë kukafshehti (kur fshiheni pas diçkaje dhe pastaj i rishfaqeni duke “e befasuar”)
  • Shprehin interes në të qenit pranë një pasqyrë

Ky është vetëm një udhëzues; secili fëmijë është unik dhe zhvillohet në ritmin e vet.

Teksti i marrë nga: March of Dimes

Category: Muaji

Ligjërata mbi temën Foshnja dhe Nëna

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit