Foshnja duhet të flejë në shpinë, në krevat fëmijësh, në dhomën e prindërve. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e Sindromit të Vdekjes së Papritur të Fëmijës.

Është shumë e rëndësishme që foshnja të fle në shpinë. Kjo zvogëlon shumë rrezikun e Sindromit të Vdekjes së Papritur të Fëmijës (SVPF). SVPF më së shumti i prek fëmijët ndërmjet 2-4 muajsh. Shumica e vdekjeve nga SVPF janë të lidhura me gjumin dhe ndër faktorët më të rrezikshëm është fjetja barkazi. Që kur foshnjat janë vënë të flenë në shpinë në Shtetet e Bashkuara, vdekjet nga SVPF kanë shënuar rënie prej mbi 50%. Kur foshnja të mund të rrotullohet vetë kur është rreth 4-7-muajshe, është në rregull që ta lini të fle barkazi nëse kthehen vetë në atë pozitë pasi ju ta keni lënë në shpinë. Mënyra tjera si të zvogëloni SVPF-në përfshijnë:

  • Vendoseni foshnjën në krevatin e fëmijëve në dhomën tuaj. Kjo do ta bëjë ushqyerjen me gji edhe më efektive gjatë natës. Derisa foshnja do të zgjohet më shpesh për t’u ushqyer, studimet kanë treguar që nënat flenë së paku aq sa flenë foshnjat kur janë në dhomë tjetër. Gjithashtu, foshnjat që ndajnë dhomën me prindërit flenë më shumë sesa ato që kanë dhomë të veçantë.
  • Sigurohuni që krevati i foshnjës ka sipërfaqe të butë e të rrafshët dhe nuk ka batanije, jastëk, lodra, kukulla apo lojëra tjera. Nuk duhet të ketë më shumë se 6 cm ndërmjet listelave të shtratit, dhe jo më shumë sesa trashësia e një gishti mes dyshekut dhe listelave.
  • Mos e bëni foshnjën të nxehet. Foshnja duhet të jetë e veshur në pizhame, e mbështjellur në një batanije apo mbështjellëse të gjumit (batanije që vishet). Mbani temperaturën e dhomës ndërmjet 16-20áµ’C.
  • Ushqeni foshnjën me gji pasi ka dëshmi se kjo e zvogëlon rrezikun e SVPF.
  • Nëse nuk e ushqeni foshnjën me gji, provoni ta vini foshnjën në gjumë duke përdorur biberon gjatë vitit të parë të jetës.
  • Sigurohuni që foshnja ka marrë vaksinat e imunizimit dhe bëni kontrolle të rregullta mjekësore pasi kjo e ul rrezikun e SVPF për 50%.
  • Mbani foshnjën larg nga ambientet ku konsumohet duhani pasi që ekspozimi si duhanpirës pasiv dyfishon rrezikun e foshnjës për të pasur SVPF. Poashtu, mos pini duhan gjatë shtatzënisë pasi kjo trefishon rrezikun për SVPF.

Nëse planifikoni që foshnja të fle në krevatin tuaj, është shumë e rëndësishme që t’i ndiqni këto udhëzime që të mbani foshnjën të sigurtë dhe të evitoni ngulfatjen. Rreth gjysma e vdekjeve SVPF ndodhin kur foshnja ndan një krevat, divan apo kolltuk me një person tjetër.

  • Mos e lejoni askënd që është në ndikim të alkoolit apo drogës që të fle në atë krevat.
  • Mos e lejoni askënd që konsumon duhan të fle në atë krevat, edhe nëse nuk konsumon në krevat.
  • Mos e lejoni askënd që është shumë i sëmurë apo shumë i lodhur që të zgjohet lehtë.
  • Mos i lejoni fëmijët tjerë të flenë pranë foshnjës në krevat.
  • Vini foshnjën në gjumë vetëm në dyshek të rrafshët dhe të butë. Mos e leni foshnjën të fle (me apo pa ju) në krevat me ujë apo me gunga, në divan, në kolltuk, apo çfarëdo sipërfaqe tjetër që nuk është e butë apo mund të ketë efekt në frymëmarrjën e foshnjës suaj.
  • Sigurohuni që çarçafët janë të mbërthyer mirë, të mos përdorni batanije/mbështjellës të rëndë dhe të mbani jastëkët larg fytyrës së foshnjës.
  • Mos e mbështjellni foshnjën, por në vend të saj përdorni mbështjellëse të gjumit apo shpioza. Që të evitoni nxehjën e foshnjës, vishni foshnjën me rroba më të lehta sesa që do ta vishnit nëse do të flinte e vetme.
  • Për më tepër, mund ta vendosni dyshekun në dysheme, që edhe nëse foshnja rrotullohet ajo nuk do të bie shumë poshtë. Nëse jo, atëherë vendoseni krevatin të mbështetur për muri dhe kontrolloni çdo ditë se mos ka hapësira nga të cilat foshnja mund të rrëshqasë, dhe nëse ka mbuloni ato me ndonjë peshqir të rrotulluar apo të mbledhur. Mos përdorni listela nga koka apo këmbët që janë më shumë se 6 cm ndërmjet pasi këto mund ta zënë kokën e foshnjës. Vendosni krevatin larg elementeve të dhomës të cilat mund të jenë të rrezikshme për foshnjën siç janë spangot për tërheqjën e roletave të dritareve, llambat, etj. 
Category: Foshnja dhe Nëna

Ligjërata mbi temën Foshnja dhe Nëna

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit