Imunizimi dhe udhëzuesi për kontrollat e foshnjës

Është shumë e rëndësishme që foshnja juaj të marrë vaksinat e imunizimit dhe të kontrollohet të mjeku. Marrja e vaksinës mund të jetë diçka e vështirë për t’u parë nga nëna, por mos u brengosni, foshnja mund të shqetësohet dhe të qajë për një moment por këto vaksina e mbrojnë atë nga sëmundje serioze të fëmijërisë dhe e mbajnë të shëndetshme.  

Orari i Marrjes së Vaksinave të Imunizimit

Në vitin e parë të jetës, foshnja juaj do të marrë disa vaksina imunizuese, që ta mbrojnë nga sëmundje të rrezikshme për jetë. Në vazhdim e keni orarin e imunizimit në Kosovë.

Vaksina

Lindja

2

muaj

3

muaj

4

muaj

12 muaj

6-7 vjeç

11-12 vjeç

17-18 vjeç

BCG

Parandalon tuberkulozin

I

 

 

 

 

 

 

 

HepB

Parandalon Hepatitin B

I

II

III

IV

 

 

 

 

DPT

Parandalon difteritin, kollën e mirë dhe tetanozin

 

I

II

III

 

 

 

 

Hib

Parandalon infeksionin nga haemophilus influenza e tipit b

 

I

II

III

 

 

 

 

IPV

Parandalon poliomelitin, bëhet me injeksion

 

I

II

III

 

 

 

 

DPTr

Parandalon difteritin, kollën e mirë, tetanozin (zhvillimin/përsëritjen)

 

 

 

 

I

 

 

 

OPVr

Parandalon poliomelitin, bëhet në gojë (zhvillimin/përsëritjen)

 

 

 

 

I

II

III

 

MMRv

Parandalon fruthin, shytat, rubeolën dhe linë e dhenve

 

 

 

 

I

 

 

 

MMRr

Parandalon fruthin, shytat dhe rubeolën (zhvillimin/përsëritjen)

 

 

 

 

 

I

 

 

DT

Parandalon difterinë dhe tetanozin

 

 

 

 

 

I

 

 

Td

Parandalon diftërinë dhe tetanozin (zhvillimin/përsëritjen)

 

 

 

 

 

 

I

II

Burimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë

Shumica e foshnjave nuk kanë efekte anësore nga vaksinat. Nëse ato kanë, zakonisht nuk janë serioze. Disa prej vaksinave mund të shkaktojnë ethe me temperaturë të ulët, njolla, puçrra apo ënjtje në vendin ku është bërë vaksina. Edhe pse foshnja mund t’ju duket sikur po bëhet më e sëmurë pas vaksinimit, këto reaksione janë shenjë e mirë se sistemi imunitar po funksionon dhe po lufton që të largojë infeksionet. Në raste te rralla, foshnja mund të ketë reaksion serioz alergjik nga vaksinimi. Nëse mendoni se foshnja juaj ka reaksion, kontaktoni mjekun tuaj menjëherë. Vaksinimet nuk shkaktojnë autizmin, dhe kjo është dëshmuar nga shumë studime shkencore. Nëse keni pyetje rreth rreziqeve të vaksinimit, këshillohuni me mjekun e foshnjës suaj.

Orari i kontrollave të foshnjës

Edhe kur foshnja të jetë mirë, kontrollat e rregullta mund ta mbajnë foshnjën tuaj të lumtur dhe të shëndetshme. Gjatë vizitave të rregullta, ju do të mësoni rreth rritjës së foshnjës, shtimit në peshë, shëndetit dhe vaksinimit, dhe poashtu nëse foshnja juaj po zhvillohet normalisht. Orari tipik i vizitave në Kosovë gjatë dy viteve të para të foshnjës është:

Vizita #1

3-5 ditë

Vizitat #2

1 muaj

Vizita #3

2 muaj

Vizita #4

4 muaj

Vizita #5

6 muaj

Vizita #6

9 muaj

Vizita #7

12 muaj

Vizita #8

15 muaj

Vizita #9

18 muaj

Vizita #10

24 muaj

Pjesë të zakonshme të çdo kontrolle të rregullt janë:

  1. Matja e rritjës: mjeku do të masë peshën, gjatësinë dhe masën e kokës së foshnjës dhe t’i vendos në një grafik. Ju mund të përdorni këtë që të shihni si krahasohet rritja e fëmijës suaj me fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë.
  2. Ekzaminimi fizik: bëhet një ekzaminim i tërësishëm fizik, nga koka te këmbët. Mjeku do të kontrollojë nëse foshnja juaj është e shëndetshme dhe nëse po zhvillohet normalisht në aspektin fizik.
  3. Zhvillimi i përgjithshëm: mjeku do të kontrollojë që të sigurohet që foshnja juaj po zhvillohet normalisht në aspektin e aftësive motorike dhe emocionale.
  4. Të ushqyerit: mjeku do t’ju japë këshilla rreth të ushqyerit me qumësht gjiri, vitamina apo fakte të tjera rreth ushqimit. Derisa foshnja juaj rritet, mjeku do t’ju pyes për ushqimet që foshnja juaj konsumon.
  5. Diskutime të përgjithshme: Mjeku poashtu do t’ju tregojë se çfarë duhet të prisni sa i përket rritjes së foshnjës në muajt në vazhdim. Bëni pyetje gjatë kontrollës, sado të thjeshta që të jenë. Mos hezitoni të flisni nëse ndiheni e rraskapitur, e stresuar apo shumë e mërzitur.
  6. Testet/Ekzaminimet laboratorike: këto zakonisht nuk janë të nevojshme gjatë këtyre vizitave, por foshnja juaj mund të testohet për anemi (hekuri i ulët në gjak) me një test të thjeshtë të shpimit të gishtit.
  7. Vaksinimet: Në mosha të ndryshme, foshnja juaj do të ketë nevojë për vaksinime të ndryshme gjatë këtyre vizitave.

Marrë nga March of Dimes

Grafiku i rritjes për vajza dhe djem

Në vazhdim keni grafikët e rritjes së fëmijëve nën dy vjeç të Organizatës Botërore të Shëndetësisë:

Pesha për moshën: Djemtë

Image

Gjatësia për moshën: Djemtë

Image

Përmasat e kokës për moshën: Djemtë

Image

Pesha për moshën: Vajzat

Image

Gjatësia për moshën: Vajzat

Image

Përmasat e kokës për moshën: Vajzat

Image

 

Category: Foshnja dhe Nëna

Ligjërata mbi temën Foshnja dhe Nëna

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit