Marrëdhënia seksuale dhe intimiteti pasi të bëheni me fëmijë

 

Marrëdhënia seksuale dhe intimiteti pasi të bëheni me fëmijë

Si ju, ashtu edhe partneri juaj, jeni duke u mësuar që të keni foshnjën afër. Të qenit prind mund të jetë shqetësuese si për ju ashtu edhe për partnerin tuaj. Flisni me njëri tjetrin. Të flisni rreth ndjenjave që keni mund t’ju ndihmojë që të mos ndiheni të lënduar apo të nervozuar. Sa më shpejt që të mundeni, gjeni kohë vetëm për ju të dy. Kërkoni nga dikush që i besoni që të kujdeset për foshnjën për një orë apo dy dhe dilni për një shëtitje apo për darkë.

Zakonisht, është në rregull të kryeni marrëdhënie seksuale 4-6 javë pas lindjes, edhe pse jo të gjithë presin aq gjatë, dhe jo të gjithë janë gati aq shpejtë. Nëse ju keni pasur një lindje të vështirë, ju mund të ketë nevojë për më shumë kohë që të rikuperoheni fizikisht. Edhe nëse ju jeni fizikisht e gatshme, ju mund të mos jeni gati emocionalisht. Lindja e foshnjës është një katrahurë hormonale për gruan, prandaj ju mund të keni nevojë për më shumë kohë që të rikuperoheni. Ju poashtu mund të frikësoheni se do të keni dhimbje apo thjeshtë jeni e lodhur nga kujdesi për foshnjën. Edhe nëse nuk keni marrëdhënie seksuale, ju mund të vazhdoni të bëni gjëra intime; prekja, puthja, masturbimi apo seksi oral janë të gjitha opsione që mund të jeni e interesuar për t’i bërë. 

Ju mund të ndiheni e turpëruar nga trupi juaj pas lindjes. Jo, nuk duhet të ndiheni ashtu! Ju sapo keni sjellë në jetë një qenie njerëzore,  trupi juaj është i mahnitshëm. Kurrë mos e harroni këtë! Në përgjithësi, nënave për herë të parë ju duhen 6-12 muaj për t’u rikthyer në peshën e para lindjes. Marrëdhënia seksuale poashtu mund t’ju duket ndryshe. Shpesh, për shkak të ndryshimeve hormonale, vagina e grave mund të jetë e tharë, kështu që përdorni lubrifikues. Eksperimentoni me pozita të ndryshme për të parë se cilat janë pozitat më të rehatshme për ju. Bëhuni ju ajo që e kontrollon aktin seksual dhe ndaloni kurdo që nuk ndiheni rehat. Mos u brengosni, jeta juaj seksuale do t’i rikthehet normalitetit shumë shpejtë.

 

Category: Foshnja dhe Nëna

Ligjërata mbi temën Foshnja dhe Nëna

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit