Buza dhe qiellza e çarë

Çka janë buza dhe qiellza e çarë?

Buza e çarë është një defekt i lindjes, në të cilin buza e sipërme e një fëmije nuk formohet plotësisht dhe ka një hapje në të. Qiellza e çarë është një defekt i lindjes në të cilën qiellza e foshnjës (çatia  e gojës) nuk formohet plotësisht dhe ka një hapje në të. Këto defekte të lindjes quhen çarje gojore ose çarje orofaciale (oral clefts ose orofacial clefts).

 

Defektet e lindjes janë kushtet shëndetësore që janë të pranishme në lindje. Ato ndryshojnë formën ose funksionin e një ose më shumë pjesëve të trupit. Defektet e lindjes mund të shkaktojnë probleme në shëndetin e përgjithshëm, si zhvillohet trupi ose si funksionon trupi. Buza dhe qiellza e çarë janë defekte të zakonshme të lindjes.  Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 1 ose 2 në 1,000 bebe (më pak se 1 për qind) lindin me buzë dhe qiellzë të çarë.

 

Buza e çarë dhe qiellza e çarë ndodhin shumë herët në shtatzëni. Buzët e foshnjës formohen ndërmjet 4 dhe 7 javëve të shtatzënisë, dhe forma e qiellzës  ndërmjet 6 dhe 9 javëve të shtatzënisë. Çrregullimet e gojës nuk duhet të ndodhin së bashku - një foshnje mund të ketë një pa të tjera.

Djemtë kanë dy herë më shumë gjasa se vajzat që të kenë buzën e çarë me ose pa qiellzë të çarë. Ndërsa vajzat kanë më shumë gjasa sesa djemtë që të kenë qiellzë të çarë mirëpo pa buzën e çarë.

 

Si e prekin fytyrën e foshnjës buzët e çara dhe qiellza e çarë?

Disa foshnje me një buzë të çarë kanë vetëm një vrimë të vogël në buzën e sipërme. Të tjerët kanë një hapje më të madhe ose vrimë në buzë që shkon përmes buzës dhe deri në hundë. Një buzë e çarë mund të ndodhë në njërën ose të dy anët e buzës së një fëmije. Të kesh një vrimë/çarje në mes të buzës është e rrallë.

 

Një qiellzë e çarë mund të ndikojë në qiellzën e butë (indet e buta në pjesën e pasme të qiellzës së gojës) ose në qiellzën e fortë (pjesa e kockave të qiellzës së gojës). Në disa foshnje me qiellzë të çarë, të dy pjesët e para dhe prapa të qiellzës janë të hapura. Ndërsa te foshnjat e tjera, vetëm një pjesë e qiellzës është e hapur.

 

 

 

Çka e shkakton buzën dhe qiellzën e çarë?

Nuk është e sigurt se çfarë e shkakton buzën dhe qiellzën e çarë. Ato mund të shkaktohen nga një kombinim i gjërave, si gjenet dhe gjërat në mjedisin tuaj, si p.sh ushqimi, uji dhe medikamentet të cilat i përdorni. Gjenet janë pjesë e qelizave të trupit tuaj që ruajnë instruksionet për mënyrën se si trupi juaj rritet dhe funksionon. Gjenet kalojnë nga prindërit tek fëmijët.

 

Gjërat të cilat mund të rrisin shanset për të pasur një fëmijë me buzë dhe qiellzë të çarë janë:

 

Historia familjare e buzës dhe qiellzës së çarë. Nëse të tjerët në familjen tuaj ose të partnerit tuaj kanë buzë dhe qiellzë të çarë (ato shkojnë në familjen tuaj), atëherë ju do të keni më shumë gjasa të keni një fëmijë me këto defekte të lindjes. Buza dhe qiellza e çarë janë më të zakonshme në familjet që janë aziatike, hispanike dhe amerikane vendase. Nëse keni një histori familjare të buzës ose të qiellzës së çarë, tregoni mjekut tuaj.

Pirja e duhanit ose pirja e alkoolit gjatë shtatzënisë. Gratë të cilat pijnë alkool gjatë javëve të para të shtatzënisë kanë më shumë gjasa të kenë një fëmijë me një buzë të çarë ose me qiellzë të çarë në krahasim me gratë e tjera. Gratë të cilat konsumojnë alkool konsiderohen ato gra të cilat konsumojnë 4 ose më shumë pije brenda 2-3 orëve.

Mungesa e përdorimit të suplementeve/ushqimeve të mjaftueshme, si acid folik, para dhe gjatë shtatzënisë. Acidi folik është një vitaminë që çdo qelizë në trupin tuaj ka nevojë për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Nëse merrni acidin folik para dhe gjatë shtatzënisë së hershme, mund të ndihmoni në mbrojtjen e fëmijës tuaj nga çarja e buzëve,  dëmtimet e palcës kurrizore dhe defektet e trurit.

Keni diabetin para shtatzënisë. Diabeti është një gjendje në të cilën trupi juaj ka më tepër sheqer (të quajtur glukozë) në gjak. Diabeti para shtatzënisë quhet edhe diabet pre-ekzistues ose diabet tip 1 ose tip 2.

Përdorimi  i barnave të caktuara gjatë shtatzënisë. Nëse keni epilepsi dhe përdorni medikamente (si topiramate ose acid valproik) gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, ju keni më shumë gjasa të keni një fëmijë me buzë të çarë (me apo pa qiellzë të çarë) sesa gratë që nuk i përdorin këto medikamente.

Të jesh obeze/e trashë gjatë shtatzënisë. Nëse jeni obeze/e trashë, ju keni një sasi të tepërt të yndyrës trupore dhe indeksi i masës trupore (i quajtur edhe BMI) është 30 ose më i lartë.

Infeksione të caktuara gjatë shtatzënisë, si rubeola (e quajtur edhe fruthit gjerman)

Çfarë mund të bëni për të parandaluar buzën dhe qiellzën e çarë tek fëmija juaj?

 

Ju nuk mund të parandaloni gjithmonë buzën dhe qiellzën e çarë te foshnja juaj. Por ka gjëra që mund të bëni për të ndihmuar në zvogëlimin e shanseve të fëmijës për të pasur këto defekte të lindjes:

 

Përdorni acid folik. Para shtatzënisë, çdo ditë merrni një multivitaminë me 400 mikrogramë të acidit folik. Gjatë shtatzënisë, çdo ditë merrni një vitaminë me 600 mikrogramë të acidit folik.

Mos pini duhan ose alkool. Alkooli përfshin birrë, verë dhe pije alkoolike.

Bëni një kontroll paraprake. Kjo është një vizitë/kontroll mjekësore përpara shtatzënisë për të siguruar që jeni të shëndetshëm kur të mbeteni shtatzënë.

Mbani një peshë të shëndetshme para shtatzënisë dhe bisedoni me mjekun tuaj për të fituar një sasi të shëndetshme të peshës gjatë shtatzënisë.

Bisedoni me mjekun tuaj për t'u siguruar që çdo medikament që merrni është i sigurt gjatë shtatzënisë.

Kur të mbeteni shtatzënë,filloni kujdesin e hershëm dhe të rregullt të shtatzënisë.

Mbroni veten nga infeksionet. Bisedoni me mjekun tuaj për të siguruar që të gjitha vaksinat tuaja janë të përditësuara, veçanërisht për rubeolën. Vaksinat ndihmojnë të ju mbrojnë nga infeksione të caktuara. Lani duart shpesh.

Si janë diagnostikuar buzët dhe qiellza e çarë?

Shumica e foshnjave janë diagnostikuar me buzë dhe qiellzë të çarë pas lindjes. Disa foshnje me lloje të caktuara të buzëve dhe qiellzës së çarë nuk mund të diagnostikohen deri vonë. Por gjatë shtatzënisë, mjeku juaj mund të shohë buzën ose qiellzën e çarë në një ultratingull. Ultratingulli është pajisje e cila  përdor valët e zërit dhe përmes  ekranit tregon një figurë të foshnjës brenda mitrës.

 

Çfarë probleme mund të shkaktojnë  buzët dhe qiellza e çarë për fëmijën tuaj?

Foshnjat dhe fëmijët me buzë  dhe qiellzë të çarë mund të kenë:

 

Probleme dentare

Infeksione të veshit dhe probleme të dëgjimit

Probleme të ushqyerjes

Probleme me të folurit

Si janë trajtuar buzët dhe qiellza e çarë?

Në shumicën e rasteve, fëmijës tuaj mund t’i  riparohet goja dhe qiellza përmes një intervenimi të vogël kirurgjik. Secili fëmijë është i ndryshëm, por zakonisht është më mirë nëse foshnjës i bëhet ndërhyrja kirurgjike e buzës para se të bëhet 1 vjeç ndërsa për qiellzë duhet të pret derisa t’i mbush 18 muaj. Kirurgjia mund të ndihmojë në përmirësimin e pamjes së fytyrës së një fëmije dhe mund të ndihmojë me frymëmarrjen, dëgjimin dhe zhvillimin e të folurit. Me rritjen e fëmijës ka me qenë e nevojshme edhe ndërhyrja kirurgjike andaj ata gjithashtu mund të kenë nevojë për kujdes nga disa ofrues të shëndetit, si dentistët, mjekët, terapistët e gjuhës/logopedët dhe kirurgët që specializohen në kujdes për foshnjat me probleme të shkaktuara nga qiellza dhe buzët e çara.

 

Burimi:

https://www.marchofdimes.org/complications/cleft-lip-and-cleft-palate.aspx

Category: Vështirësitë

Ligjërata mbi temën Vështirësitë

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit