Unë nuk e di nëse mund të mbetem shtatzënë

Çfarë është ovulimi?

Ovulimi ndodh kur vezoret e një femre lirojnë një vezë, zakonisht 14 ditë para ditës së parë të ciklit menstrual të saj. Kur një çift ka marrëdhënie seksuale dhe nuk e përdor kontrollin e lindjes rreth kohës së ovulimit, spermatozoidi i një mashkulli noton për ta takuar vezën e femrës. Procesi i depërtimit të spermatozoidit në vezë quhet fekondim ose ngjizje. Veza e fekonduar (embrioni) pastaj udhëton për në mitrën e gruas, ku implantohet në murin e mitrës dhe fillon të rritet.

Si mund ta di unë periudhën time të ovulimit?

  1. Në qoftë se ciklet tuaja menstruale janë të rregullta (paraqiten në të njëjtën datë, çdo muaj): kalkulatori i ovulimit AMC mund të ju ndihmojë juve që t'i gjeni ditët në të cilat ju keni më shumë gjasa për të ovuluar. Ky kalkulator përdor datën e parë të ciklit tuaj të fundit menstrual dhe numrin e ditëve në mes të cikleve tuaja menstruale. Datat e ovulimit janë një llogaritje. Koha më e mirë për të pasur marrëdhënie seksuale është dy ditë përpara dhe në ditën e ovulimit. Sa më shpesh që keni marrëdhënie seksuale gjatë kësaj kohe, gjasat për të mbetur shtatzënë janë më të mëdha. http://www.marchofdimes.org/pregnancy/ovulation-calculator.aspx

Për shembull:

  • Nëse janë 28 ditë në mes të cikleve menstruale, ovulimi zakonisht ndodh në ditën e 14, dhe ditët me shkallë më të lartë të fertilitetit janë ditët 12, 13 dhe 14.
  • Nëse keni cikle më të gjata, të themi 35 ditë në mes të cikleve menstruale, ovulimi ndodh në ditën e 21 dhe ditët me shkallë më të lartë të fertilitetit janë ditët 19, 20 dhe 21.
  • Nëse keni cikle më të shkurtra, të themi 21 ditë në mes të cikleve menstruale, ovulimi ndodh në ditën e 7 dhe ditët me shkallë më të lartë të fertilitetit janë ditët 5, 6, dhe 7.
  1. Në qoftë se ciklet tuaja menstruale nuk janë të rregullta (numri i ditëve ndryshon çdo muaj): Ekzistojnë disa metoda të gjurmimit të fertilitetit që mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni periudhën tuaj të ovulimit. Këto metoda janë radhitur më poshtë. Është e rëndësishme që të bisedoni me mjekun tuaj për të mësuar më shumë lidhur me mënyrën më efektive për përdorimin e këtyre metodave.
  • Metoda e temperaturës: Përdorni një termometër bazal për të matur temperaturën e trupit çdo ditë para se të ngriheni nga shtrati. Ky është termometër që mund të masë ndryshimet më të vogla të temperaturës suaj. Një termometër i tillë mund të gjendet në farmaci. Temperatura juaj gjatë ovulimit ngrihet për rreth një shkallë. Gjatë kësaj ngritjeje të temperaturës, keni sa më shumë marrëdhënie seksuale që është e mundur, në mënyrë që të keni sa më shumë mundësi të mbeteni shtatzënë.
  • Metoda e mukozës së qafës së mitrës: Kushtojini vëmendje mukozës në vaginën tuaj. Ajo bëhet më e hollë, më e rrëshqitshme, më e pastër dhe më e bollshme pak para ovulimit.
  • Pajisja për parashikimin e ovulimit: Pajisjet për parashikimin e ovulimit testojnë urinën për substancën e quajtur hormon lutenizues (LH). Prezenca e këtij hormoni rritet çdo muaj gjatë ovulimit dhe është shkaktar që vezoret të lirojnë vezë. Pajisja do t’ju tregojë nëse LH është duke u rritur apo jo. Pajisjet për parashikimin e ovulumit mund t'i blini në farmaci.

Në qoftë se ju përdorni metodën e temperaturës apo të mukozës së qafës së mitrës, filloni të përcillni ndryshimet disa muaj para se të dëshironi të mbeteni shtatzënë. Nëse përdorni pajisjen për parashikimin e ovulimit, filloni ta përdorni atë rreth 10 ditë pas fillimit të ciklit të fundit menstrual.

 

 

Category: Vështirësitë

Ligjërata mbi temën Vështirësitë

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit