Fillimi më i mbarë i ushqyerjes me gji është që kjo të bëhet brenda orës së parë pas lindjes së fëmijës. 

Kjo mund të shpjegohet me faktin se lirohen hormone (oskitocina), e cila stimulon prodhimin e qumështit. Studime të shumta kanë treguar se kjo ndihmon të bëjë gjidhënien më të shëndetshme dhe më të gjatë. Ju duhet t'i ndiqni këto hapa:

  1. Shtrini foshnjën tuaj lëkurë-në-lëkurë si më lartë (nëse është e mundur). Studimet kanë treguar se shumë foshnje që janë të vendosura lëkurë-në-lëkurë menjëherë pas lindjes kanë më shumë gjasa që të mësohen me ushqyerjen me gji dhe të ushqehen vet.
  2. Ktheni tërë trupin e foshnjës të drejtuar nga ju, gjoks mbi gjoks.
  3. Prekni buzën e saj të sipërme me thithkën tuaj, dhe pasi që foshnja të hapë gojën tërhiqni atë drejt gjirit tuaj, duke mbajtur gjirin për mbështetje. Nëse është e mundur, bëni që goja e saj/tij të mbuloj jo vetëm thithkën por poashtu edhe areolën (pjesën më të errët që e rrethon atë).
  4. Mos u brengosni nëse foshnja juaj ka telashe të ushqehet me gji. Kjo kërkon durim dhe shumë praktikë. Kërkoni ndihmë nga infermieret ose ndonjë shoqe që ka eksperiencë në gjidhënie. Ju poashtu mund të kontaktoni një nga ekspertët tanë të gjidhëniës për këshilla në çdo kohë.
  5. Gjidhënia nuk duhet të shkaktojë dhimbje. Nëse keni dhimbje, mundohuni të ndryshoni pozicionin e foshnjës duke shtyrë prapanicën e foshnjës drejt trupit tuaj me dorë. Kjo do të shtyjë kokën e foshnjës prapa dhe hunda do të jetë në pozicion të “frymëmarrjes”. Nëse është e nevojshme, mundohuni ngadalë të tërhiqni mjekrën e foshnjës dhe/ose buzën e poshtme, që pjesën më të madhe të pjesës së kaftë të gjirit ta ketë në gojë.
Image

 

Category: Gjidhënia

Ligjërata mbi temën Gjidhënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit