Ekziston një mit që thotë se gjidhënia do të shkaktojë varjen e gjoksit tuaj. Shikoni faktet këtu!

Shumë gra e kuptojnë që gjidhënia iu ndihmon të humbin në peshë më shpejtë në zonën e barkut, ijeve dhe kofshëve. Shumica e grave humbin në peshë rreth 0.8kg në muaj gjatë gjashtë muajve të parë të gjidhënies.

Gjidhënia nuk shkakton varjen e gjinjëve mirëpo shtatzënia mund të shkaktojë ndryshimin e madhësisë, dhe pas lindjes së foshnjës edhe të formës së tyre. Gjatë shtatzënisë, gjinjtë rriten dhe ligamentet që i mbështesin ato mund të zgjaten. Kjo zgjatje mund të shkaktojë një varje të vogël, e cila do të ndodhë pavarësisht nëse vendosni të praktikoni gjidhënien apo jo.

Category: Gjidhënia

Ligjërata mbi temën Gjidhënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit