Jo, në këtë rast duhet të ketë ndonjë problem me pozitën e foshnjës mbi gjoksin tuaj. Në këtë rast ne do të mund t'ju ndihmojmë

Thithkat e buta janë të zakonshme në fillim të ushqyerjes rreth javës së parë të të ushqyerit me gji. Nëse thithkat janë shumë të ënjtura, të çara, të nxira apo kanë gjakderdhje, diçka nuk është në rregull. Sidoqoftë, ënjtja e thithkave pothuajse gjithmonë është pasojë e pozicionimit të gabuar të foshnjës në gji. Klikoni këtu për të mësuar si të gjeni pozitën dhe kapjen e duhur të foshnjës në gji.

Shkaktarë tjerë të ënjtjes se thithkave mund të jenë: 1) bllokimi; 2) përdorimi i gabuar i pompës; 3) biberonët apo shishet që bëjnë që foshnja të hutohet kur të shohë thithkën dhe kjo çon në ushqyerjen jo të saktë me gji;
4) infeksioni i majës së thithkës, shikoni numrin 13 më poshtë; 5) heqja e foshnjës nga gjiri pa e bërë së pari ndaljen e procesit të gjidhënies, që bëhet duke e futur njërin gisht në skajin e gojës së foshnjës.

Heqja e foshnjës nga gjiri është zgjidhja e fundit. Ka shumë mënyra që të trajtoni ënjtjen e thithkave:

  • Ushqeni foshnjën së pari në atë anë ku thithka është më pak e ënjtur apo ushqeni vetëm më atë anë për një pjesë të ditës apo tërë ditën nëse është e mundur (kontrolloni pelenat që të siguroheni se foshnja po merr mjaft qumësht).
  • Eksperimentoni me pozita të ndryshme, disa mund të jenë më pak të dhimbshme sesa tjerat (klikoni këtu për sugjerime).
  • Provoni të ushqeni foshnjën shpesh dhe për kohë të shkurtër që të inkurajoni thithje më të lehta.
  • Lyeni thithkat me qumësht gjiri të nxjerrë nga shtrydhja e gjirit (nëse nuk keni infeksion të thithkave).
  • Lini thithkat (gjinjtë) tuaja të marrin ajër sa më shumë.
  • Përdorni kremë të thithkave siç është lanolina e pastër, pas ushqyerjes së foshnjës me gji dhe mos e hiqni atë.
  • Mos i lani shpesh thithkat tuaja. Nëse laheni një herë në ditë, është e mjaftueshme.
  • Aplikoni shtrydhje të ngrohët dhe të lagët me një leckë në thithkat tuaja (nëse nuk keni infeksion të thithkave).

Nëse keni dhimbje dhe nuk mund ta ushqeni foshnjën fare, në vend që të provoni metodat e lartpërmendura, bëni një pushim të shkurtër (2-5 ditë) nga të ushqyerit me gji që t’i lejoni gjinjtë tuaj të shërohen. Gjatë kësaj kohe, është më së miri për ju dhe për foshnjën që ju ta ushqeni atë me qumështin që e nxirrni nga shtrydhja e gjirit, klikoni këtu për udhëzime. Në këtë mënyrë ju e mbani prodhimin e qumështit stabil dhe do të vazhdoni me ushqyerje me gji kur thithkat t’ju jenë shëruar.

Category: Gjidhënia

Ligjërata mbi temën Gjidhënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit