Këtu mund t’i gjeni dhjetë mitet kryesore për gjidhënien:

1.Të gjitha gratë menjëherë lidhen me fëmijën e tyre. MIT!

Përderisa shumë gra në fakt e përjetojnë ndjenjën e mrekullueshme të dashurisë dhe lumturisë pas lindjes si dhe krijojnë një lidhje të menjëhershme me fëmijën e tyre, disa gra kanë nevojë për më shumë kohë për tu adaptuar me idenë e të qenurit nënë dhe krijimit të lidhjes së veçantë me fëmijën e tyre. Një mënyrë e mirë që ndihmon në krijimin e kësaj lidhje është të praktikoni mbajtjen lëkurë-në-lëkurë.

2. Të ushqyerit me gji vjen natyrshëm për të gjitha gratë. MIT!

Kjo mund të jetë gjëja më e natyrshme në botë, por të ushqyerit me gji nuk vie natyrshëm për të gjitha gratë. Shumë prej tyre kanë vështirësi në fillim, kryesisht me sigurimin e një kapje të saktë të foshnjës për t’u ushqyer me gji, (për të shmangur dhimbjen ose dëmtimin e thimthkës) dhe kanë shqetësime për fëmijë se a ju mjafton qumështi .

3. Ndryshimet e menjëhershme në disponim pas lindjes (Bebi Blus) dhe Depresioni Paslindjes  janë të njëjta. MIT!

Ato janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Bebi Blus është shumë e zakonshme ku rreth 80% e nënave të reja vuajnë prej këtij çrregullimi duke përjetuar ulje dhe ngritje emocionale. Bebi Blus zakonisht zgjat 2 deri në 3 javë pas lindjes dhe pas kësaj periudhe largohen vetvetiu. Ndërsa Depresioni i Paslindjes, i cili prek rreth 15% e nënave të reja, mund të ndodhë në çdo kohë brenda vitit të parë të lindjes dhe nuk shërohet pa trajtim. Depresioni i paslindjes duhet të merret seriozisht; këtu ju mund të mësoni më shumë në lidhje me këtë temë.

4. Të qënurit nënë do të thotë që ju keni për të dashur gjithçka në lidhje me të (amësinë). MIT!

Është në rregull të mos duash netët pa gjumë, pelenat e ndotura, dhe të qarat e të ulëriturat e “engjëllit  tuaj”. Kjo nuk do të thotë që ju nuk e doni fëmijën tuaj ose të qenit një nënë, thjesht do të thotë që ju jeni normale. Pra, mos jini shumë kritike me vetën, sepse pa diksutim, të rrisësh një fëmijë është punë e rëndë! 

5. Të gjitha nënat janë të shqetësuara, me mungesë gjumi, janë shumë emocionale dhe të mbingarkuara. MIT!

Po, amësia shpesh mund të përfshijë të gjitha këto simptoma e sidomos në muajt e parë pas lindjës, por nuk është normale të ndiheni kështu në pjesën më të madhe të kohës.  Nëse vazhdon kjo ndjenjë për një kohë të gjatë atëherë ju mund të vuani nga depresioni pas lindjës. Mësoni këtu se çfarë duhet të bëni.

6. Ju dhe fëmija juaj nuk duhet të dilni jashtë për gjashtë javë pas lindjes. MIT!

Përderisa kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë, ju dhe fëmija juaj pas lindjës jeni shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe bakterieve.

Fëmija juaj ka një sistem imunitar të papjekur. Andaj, përderisa është ide e mirë për ju dhe fëmijën që të merrni ajër të pastër jashtë, sigurohuni që ju të merrni masa paraprake: qëndroni larg nga turmat e njerëzve dhe njerëzit e sëmurë, si dhe sigurohuni që të tjerët që t’i pastrojnë duart me sapun para se të prekin fëmijën tuaj.

Në Kosovë, gratë gjithashtu thonë se nuk mund të lënë fëmijën e tyre vetëm, qoftë edhe për një minutë të vetëm, posaçërisht në 40 ditët e para të jetës. Kjo nuk është gjithmonë praktike, kështu që nëse keni nevojë të largoheni për disa minuta, vetëm vendoseni bebën në një pozitë të sigurtë.

7. Vendi më i sigurt për të fjetur fëmija im është në shtratin tim. MIT!

Vendi më i sigurt për fëmijën të flejë është në shpinë të tij, në një krevat posaçërisht për të në dhomën tuaj. Kjo redukton në masë të madhe Sindromën e Vdekjës së Papritur të Fëmijëve( SIDS). Rreth gjysma e të gjitha vdekjeve SIDS ndodhin kur fëmija e ndan krevatin, karrigën ose divanin me një person tjetër. Pra, nëse fëmija juaj fle në krevat të njëjtë me ju sigurohuni ta bëni këtë në mënyrën e duhur. Këtu ne ju japim disa udhëzime.

8. Mbuloja foshnjës fytyrën për ti mbajtur larg shpirtrat e këqij. MIT!

Ky mund të jetë bestytni e familjes por nuk është aspak e vërtetë. Po ashtu, nuk është e vërtetë që fëmija juaj do të rritet e do të bëhet i ligë  nëse nuk mbulohet fytyra. Ju nuk duhet të mbuloni fytyrën e foshnjës, sidomos kur është duke fjetur, pasi kjo rritë rrezikun e Sindromës së Vdekjes së Papritur të Fëmijës (SIDS).

9. Lindja e një djali e bën nënën që të jetë më të shëndoshë. MIT!

Gjinia e fëmijës suaj nuk ndikon në peshën tuaj pas lindjës. Gjërat që ndikojnë janë sasia dhe lloji i ushqimit që hani, nëse stërviteni dhe në qoftë se ju ushqeni fëmijën tuaj me gji. Shumicës së nënave të reja ju duhen 6-12 muaj të kthehen në peshën e tyre të para-shtatzënisë.

10. Ju do ta llastoni fëmijën tuaj duke e kapur gjithmonë në krahë kur qanë. MIT!

Kjo nuk është e vërtetë; ju nuk mund ta llastoni një fëmijë në muajt e parë. Studimet kanë gjetur se foshnjet të cilat janë mbajtur më shumë në krahë qajnë më pak. Ata fëmijë gjithashtu bëhen më të pavarur sipas një studimi nga Universiteti Johns Hopkins, njëra nga institucionet kryesore të Shëndetit Publik në botë. 

Category: Mjetet

Ligjërata mbi temën Foshnja dhe Nëna

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit