Muaji 1

  • Bën lëvizje të pakontrolluara të duarve
  • Mban duart afër fytyrës
  • Mban shuplakat të mbyllura në grushte
  • Lëviz kokën nga një anë në anën tjetër kur qëndron barkazi
  • Fokusohet në objekte 20 – 30cm larg saj
  • Preferon fytyrat e njerëzve karshi formave të tjera
  • Preferon dizajnet bardhë-e-zi apo ngjyra me kontrast të lartë
  • Dëgjon mjaftë mirë
  • Njeh disa tinguj, duke përfshirë zërat e prindërve

   Muaji 2

  • Krijon tinguj si gurgullima dhe gugatje
  • Përcjellë objektet me sy
  • Mban kokën lartë për periudha të shkurtra
  • Mund të buzëqeshë dhe qeshë kur luajnë me të
  • Mund të preferojë më shumë ngjyra dhe forma
  • Fillon të lëvizë dhe koordinohet më mirë

   Muaji 3

  • Ngrit kokën dhe gjoksin kur qëndron barkazi
  • Mbështet pjesën e sipërme të trupit duke mbajtur duart mbi bark
  • Zgjat këmbët dhe shkelmon kur qëndron barkazi apo në shpinë
  • Shtrëngon këmbët kur qëndron në sipërfaqe të butë për t’iu ndihmuar shputave
  • Rrah shuplakat
  • Afron duart te goja
  • Kap dhe tund lodrat e vogla
  • Përcjell me sy objektet që lëvizin
  • Vështron fytyrat me vëmendje
  • Dallon objektet/njerëzit nga distanca
  • Fillon t’i koordinojë duart dhe sytë
  • Fillon të gurgullojë, dhe mund të imitojë disa tinguj
  • Buzëqesh kur dëgjon zërat e prindërve
  • Pëlqen të luajë me njerëz të tjerë dhe mund të qajë kur loja të mbarojë

Muaji 4

  • Mban kokën në mënyrë të qëndrueshme
  • Mban peshën e trupit me këmbë
  • Gugatë kur i flisni dhe mund të imitojë tinguj
  • Pëlqen të bëjë mini-pompa
  • Mund të kap një lodër dhe të provojë ta fusë në gojë
  • Mundohet të kap objekte të vogla
  • Mund të rrotullohet, mirëpo kjo mund të mos ndodhë deri në muajin tjetër
  • Hutohet lehtë
  • Mund të dallojë nuancat e ngjyrave dhe preferon ngjyrat e çelëta

     Muaji 5

  • Mund t’i dallojë nuancat e ngjyrave të errëta
  • Mund të rrotullohet
  • Mund të ulet për një çast pa i ndihmuar
  • Pëlqen të luajë me duar dhe këmbë
  • Pëlqen të përsërisë tingujt dhe të mësojë të imitojë tinguj të rinj
  • Reagon kur dëgjon tinguj të rinj
  • Mund ta njohë emrin e vet
  • Mund të frikësohet nga të panjohurit
  • Fillon të krijojë më shumë shprehje të fytyrës si p.sh. të qeshurën
     

    Muaji 6

  • Ka koordinim më të mirë
  • Mund të fillojë të lëvizë gjërat nga një dorë në dorën tjetër
  • Kthen kokën kur dëgjon tinguj dhe zëra
  • Imiton tinguj dhe i pëlqen t’i përsërisë ato
  • Rrotullohet nga pozita barkazi në shpinë dhe anasjelltas
  • Mund të ulet pa ndihmën tuaj
  • I pëlqen kur ju I lexoni me zë të lartë
  • Mund të jetë gati të ushqehet me ushqime të forta

 

Muaji 7

  • Ulet pa ndihmën tuaj
  • Zgjatet për të kapur gjëra
  • Bart gjërat nga një dorë në dorën tjetër
  • Mund ta mbështesë peshën e trupit në këmbët e veta kur mbahet në pozitë vertikale
  • Tashmë dallon të gjitha ngjyrat si dhe i zhvillohet të parit nga larg.
  • Lëshon zëra për të shprehur gëzimin apo pakënaqësinë.
  • Reagon kur e dëgjon emrin e vet
  • Vazhdon të gugatë rrokje të njëpasnjëshme (ba-ba-ba-ba)
  • Dallon emocionet e atij që i flet sipas tonit të zërit
  • Hulumton gjërat duke përdorur duart dhe gojën
  • Zgjatet për të kapur gjërat që nuk i ka afër
  • Pëlqen të luajë kukafshehti (kur fshiheni pas diçkaje dhe pastaj i rishfaqeni duke “e befasuar”)
  • Shpreh interes në të qenit pranë një pasqyrë

     Muaji 8

  • Shpreh më mirë emocionet
  • Thotë “dada” dhe “mama” për të dy prindërit
  • Fillon të zvarritet, edhe pse disa foshnje mund të kenë filluar më herët
  • Kalon gjërat nga një dorë në dorën tjetër
  • Mund të qëndrojë duke u mbajtur
  • Bën me dorë në drejtim të gjërave
  • Mund të frikësohet nga të panjohurit dhe ka frikë nga ndarja

     Muaji 9

  • Kombinon rrokjet në tinguj që duken si fjalë
  • Kupton tonet e zërit më mirë se sa fjalët
  • Qëndron në këmbë duke u mbështetur në diçka
  • I hulumton gjërat në mënyra të ndryshme (i shkund, gjuan, përplas apo rrëzon)
  • Mund të kap gjëra duke përdorur gishtin e madh dhe atë tregues (kapje në formë të pincetave duke përdorur duart)
  • Mund të ecë duke u mbajtur në mobile
  • Është më e lëvizshme prandaj është e nevojshme të siguroheni që fëmija nuk do të ketë qasje në vende ku mund të lëndohet.

     Muaji 10

  • Fillon të përdorë gjeste të vogla si p.sh. tund kokën për “jo” dhe bën me dorë për të përshëndetur
  • Përdor gishtin e madh dhe gishtin tregues për të kapur gjëra
  • Ulet pa e mbajtur
  • Zvarritet mirë
  • Ecë duke u mbajtur për mobile
  • Thotë “dada” dhe “mama”
  • Reagon kur e dëgjon emrin e vet dhe e kupton fjalën “jo”

     Muaji 11

  • Thotë “dada” dhe “mama” për prindin e duhur
  • Qëndron në këmbë pa u mbajtur për disa sekonda
  • Jep më shumë rreth personalitetit dhe mendimeve
  • Mund të shqetësohet më shumë nga disa pamje apo tinguj të caktuar
  • Kupton fjalët, frazat apo udhëzimet e thjeshta
  • Bëhet më e pavarur përderisa aftësitë e saj rriten
  • Përpiqet të ngjitet në shkallë (kini kujdes dhe nëse keni mundësi, bllokojani qasjen në shkallë)

     Muaji 12

  • Ulet pa e mbajtur
  • Qëndron në pozitën duar-dhe-këmbë dhe zvarritet
  • Ngritet vetë në këmbë
  • Ecë duke u mbajtur në mobile, si dhe mund të  bëjë disa hapa pa u mbajtur
  • E përdor gishtin e madh dhe gishtin tregues për të kapur gjëra
  • Thotë “dada”/”mama” dhe “oh-oh!”
  • Mundohet të imitojë fjalë
  • Reagon ndaj “jo”-së dhe kërkesave të thjeshta verbale
  • Përdor gjeste të thjeshta, si p.sh. tund kokën për “jo” dhe bën me dorë për të përshëndetur
  • Fillon të përdor gjërat në mënyrë të duhur (të pijë nga filxhani, t’i krehë flokët me krehur)
  • Gjen me lehtësi gjërat e fshehura
  • Lidh emrin me foto  
Category: Mjetet

Ligjërata mbi temën Foshnja dhe Nëna

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit