Muaji 1
- Bën lëvizje të pakontrolluara të duarve
- Mban duart afër fytyrës
- Mban shuplakat të mbyllura në grushte
- Lëviz kokën nga një anë në anën tjetër kur qëndron barkazi
- Fokusohet në objekte 20 – 30cm larg saj
- Preferon fytyrat e njerëzve karshi formave të tjera
- Preferon dizajnet bardhë-e-zi apo ngjyra me kontrast të lartë
- Dëgjon mjaftë mirë
- Njeh disa tinguj, duke përfshirë zërat e prindërve
|
Muaji 2
- Krijon tinguj si gurgullima dhe gugatje
- Përcjellë objektet me sy
- Mban kokën lartë për periudha të shkurtra
- Mund të buzëqeshë dhe qeshë kur luajnë me të
- Mund të preferojë më shumë ngjyra dhe forma
- Fillon të lëvizë dhe koordinohet më mirë
|
Muaji 3
- Ngrit kokën dhe gjoksin kur qëndron barkazi
- Mbështet pjesën e sipërme të trupit duke mbajtur duart mbi bark
- Zgjat këmbët dhe shkelmon kur qëndron barkazi apo në shpinë
- Shtrëngon këmbët kur qëndron në sipërfaqe të butë për t’iu ndihmuar shputave
- Rrah shuplakat
- Afron duart te goja
- Kap dhe tund lodrat e vogla
- Përcjell me sy objektet që lëvizin
- Vështron fytyrat me vëmendje
- Dallon objektet/njerëzit nga distanca
- Fillon t’i koordinojë duart dhe sytë
- Fillon të gurgullojë, dhe mund të imitojë disa tinguj
- Buzëqesh kur dëgjon zërat e prindërve
- Pëlqen të luajë me njerëz të tjerë dhe mund të qajë kur loja të mbarojë
|
Muaji 4
- Mban kokën në mënyrë të qëndrueshme
- Mban peshën e trupit me këmbë
- Gugatë kur i flisni dhe mund të imitojë tinguj
- Pëlqen të bëjë mini-pompa
- Mund të kap një lodër dhe të provojë ta fusë në gojë
- Mundohet të kap objekte të vogla
- Mund të rrotullohet, mirëpo kjo mund të mos ndodhë deri në muajin tjetër
- Hutohet lehtë
- Mund të dallojë nuancat e ngjyrave dhe preferon ngjyrat e çelëta
|
Muaji 5
- Mund t’i dallojë nuancat e ngjyrave të errëta
- Mund të rrotullohet
- Mund të ulet për një çast pa i ndihmuar
- Pëlqen të luajë me duar dhe këmbë
- Pëlqen të përsërisë tingujt dhe të mësojë të imitojë tinguj të rinj
- Reagon kur dëgjon tinguj të rinj
- Mund ta njohë emrin e vet
- Mund të frikësohet nga të panjohurit
- Fillon të krijojë më shumë shprehje të fytyrës si p.sh. të qeshurën
|
Muaji 6
- Ka koordinim më të mirë
- Mund të fillojë të lëvizë gjërat nga një dorë në dorën tjetër
- Kthen kokën kur dëgjon tinguj dhe zëra
- Imiton tinguj dhe i pëlqen t’i përsërisë ato
- Rrotullohet nga pozita barkazi në shpinë dhe anasjelltas
- Mund të ulet pa ndihmën tuaj
- I pëlqen kur ju I lexoni me zë të lartë
- Mund të jetë gati të ushqehet me ushqime të forta
|
Muaji 7
- Ulet pa ndihmën tuaj
- Zgjatet për të kapur gjëra
- Bart gjërat nga një dorë në dorën tjetër
- Mund ta mbështesë peshën e trupit në këmbët e veta kur mbahet në pozitë vertikale
- Tashmë dallon të gjitha ngjyrat si dhe i zhvillohet të parit nga larg.
- Lëshon zëra për të shprehur gëzimin apo pakënaqësinë.
- Reagon kur e dëgjon emrin e vet
- Vazhdon të gugatë rrokje të njëpasnjëshme (ba-ba-ba-ba)
- Dallon emocionet e atij që i flet sipas tonit të zërit
- Hulumton gjërat duke përdorur duart dhe gojën
- Zgjatet për të kapur gjërat që nuk i ka afër
- Pëlqen të luajë kukafshehti (kur fshiheni pas diçkaje dhe pastaj i rishfaqeni duke “e befasuar”)
- Shpreh interes në të qenit pranë një pasqyrë
|
Muaji 8
- Shpreh më mirë emocionet
- Thotë “dada” dhe “mama” për të dy prindërit
- Fillon të zvarritet, edhe pse disa foshnje mund të kenë filluar më herët
- Kalon gjërat nga një dorë në dorën tjetër
- Mund të qëndrojë duke u mbajtur
- Bën me dorë në drejtim të gjërave
- Mund të frikësohet nga të panjohurit dhe ka frikë nga ndarja
|
Muaji 9
- Kombinon rrokjet në tinguj që duken si fjalë
- Kupton tonet e zërit më mirë se sa fjalët
- Qëndron në këmbë duke u mbështetur në diçka
- I hulumton gjërat në mënyra të ndryshme (i shkund, gjuan, përplas apo rrëzon)
- Mund të kap gjëra duke përdorur gishtin e madh dhe atë tregues (kapje në formë të pincetave duke përdorur duart)
- Mund të ecë duke u mbajtur në mobile
- Është më e lëvizshme prandaj është e nevojshme të siguroheni që fëmija nuk do të ketë qasje në vende ku mund të lëndohet.
|
Muaji 10
- Fillon të përdorë gjeste të vogla si p.sh. tund kokën për “jo” dhe bën me dorë për të përshëndetur
- Përdor gishtin e madh dhe gishtin tregues për të kapur gjëra
- Ulet pa e mbajtur
- Zvarritet mirë
- Ecë duke u mbajtur për mobile
- Thotë “dada” dhe “mama”
- Reagon kur e dëgjon emrin e vet dhe e kupton fjalën “jo”
|
Muaji 11
- Thotë “dada” dhe “mama” për prindin e duhur
- Qëndron në këmbë pa u mbajtur për disa sekonda
- Jep më shumë rreth personalitetit dhe mendimeve
- Mund të shqetësohet më shumë nga disa pamje apo tinguj të caktuar
- Kupton fjalët, frazat apo udhëzimet e thjeshta
- Bëhet më e pavarur përderisa aftësitë e saj rriten
- Përpiqet të ngjitet në shkallë (kini kujdes dhe nëse keni mundësi, bllokojani qasjen në shkallë)
|
Muaji 12
- Ulet pa e mbajtur
- Qëndron në pozitën duar-dhe-këmbë dhe zvarritet
- Ngritet vetë në këmbë
- Ecë duke u mbajtur në mobile, si dhe mund të bëjë disa hapa pa u mbajtur
- E përdor gishtin e madh dhe gishtin tregues për të kapur gjëra
- Thotë “dada”/”mama” dhe “oh-oh!”
- Mundohet të imitojë fjalë
- Reagon ndaj “jo”-së dhe kërkesave të thjeshta verbale
- Përdor gjeste të thjeshta, si p.sh. tund kokën për “jo” dhe bën me dorë për të përshëndetur
- Fillon të përdor gjërat në mënyrë të duhur (të pijë nga filxhani, t’i krehë flokët me krehur)
- Gjen me lehtësi gjërat e fshehura
- Lidh emrin me foto
|